Berisha: Pas zgjedhjeve, kryetar i ri i PS-së, Hysni Milloshi
Kryeministri Sali Berisha, duke u ndeshur me kundërshtitë e shumta të opozitës për dëmshpërblimin e nacionalistëve, tha se kjo nuk është politikë e re. Sipas tij, PS-ja po tenton edhe një herë që t’i kapë dhe t’i ekzekutojë nacionalistët. “Mbrojtje e divizioneve të mbrojtjes është kjo? U kthyet tek forcat e ndjekjes ju si politikë e re”, - tha Berisha. Ai shtoi se në rast se politika e PS-së vazhdon në të njëjtën formë, pas zgjedhjeve, në krye të saj do të vijë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi. “Pas zgjedhjeve, kryetari juaj do të bëhet Hysni Milloshi”, - tha Kryeministri.