Një paradoks
Shefqet DELIALLISI
Diabeti përbën një prej problemeve shëndetësore më serioze të shekullit, një epidemi globale me pasoja të konsiderueshme njerëzore, sociale dhe ekonomike. Në këtë epidemi tashmë po përfshihet dhe Shqipëria. Në këtë kontekst kërkohen ndërtimi i politikave kombëtare, hartimi strategjive, ngritje e strukturave për parandalimin dhe kujdesin ndaj diabetit. Por që kjo të ndodhë, që kjo “godinë” të ngrihet, më parë duhet themeli, të dhënat kombëtare për diabetin.
Pikërisht këtu dhe do të ndalem.
Mbi njëzet vjet më parë. Tetor 1989. Në St. Vincent, Itali, nën patronazhin e Organizatë Botërore Shëndetësisë dhe Federatës Botërore të Diabetit, u aprovua Deklarata e ST. Vincentit, në të cilën u dhanë rekomandime dhe u nxit implementimi i tyre në të gjitha shtetet e Evropës, përfshi dhe Shqipërinë, që kish përfaqësuesit e saj.
Ndër të tjera në deklaratë thuhej: “Diabeti është një problem i madh Evropian, një problem në rritje në të gjithë vendet..... që kërcënon të paktën 10 milionë qytetarë evropianë (flitet për vitin 1989, sot problemi është rënduar më tej). është në fuqinë e qeverive kombëtare dhe departamenteve shëndetësore, që të krijojnë kushte për një reduktim të peshës së sëmundjes dhe vdekjeve prej saj…. Shtetet duhet të vënë në dispozicion të dhëna për diabetin….. resurse për zgjidhjen e problemeve që lidhen me të. Në nivele lokale, kombëtare dhe evropiane duhet të formulohen plane për parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e diabetit dhe veçanërisht komplikacioneve të tij”. Të gjithë vendet pjesëmarrëse u angazhuan për implementimin e këtyre rekomandimeve.
Njëzet vjet më pas. Shtator 2009. Në kongresin e përvitshëm Evropian të diabetit në Vjenë, fare rastësisht, në një nga stendat e shumta, atë të Federatës Botërore të Diabetit, ekspozoheshin disa materiale me të dhëna për diabetin në Evropë. Pranë njëra-tjetrës dy revista. E para me titullin “Diabeti. Udhëkryqi politik: është Evropa duke bërë progres”?. Dhe tjetra “Diabeti në Evropë. Drejtë një sistemi Evropian për parandalimin dhe kujdesin e diabetit”.
I shfletova që të dyja. Materiali i parë kishte të dhëna për diabetin nga tridhjetë shtete të Evropës. Përhapjen, shpenzimet për diabetin, të qenit ose jo prioritet i ministrive përkatëse të shëndetësisë, planet kombëtare për luftën kundër tij. etj. etj. Të dhënat fillonin me Austrinë, vazhdonin me Francën, Gjermaninë, Italinë, Britaninë, më tej Slloveninë, Sllovakinë, Kroacinë, Bullgarinë, Estoninë.... e përfundonin me ... Kazakistanin. Shqipëria, për keqardhjen time nuk figuronte, sigurisht për mungesë të dhënash!!!.
Në materialin e dytë, këtë radhë për kënaqësinë time, një vend i rëndësishëm i kushtohej fjalës së profesor Isuf Kalo, në Dublin në vitin 2004, mbi parandalimin dhe kujdesin për diabetin, si përfaqësues i zyrës rajonale të OBSH për Evropën. Diskutimi citohej, komentohej dhe vlerësohej maksimalisht.
Pra fare rastësisht u ndesha me një paradoks. Nga njëra anë asnjë e dhënë për diabetin në Shqipëri, nga ana tjetër një ekspert i shquar shqiptar, por si përfaqësues i OBSH, vlerësohet pikërisht për përvojën e tij në organizimin e luftës kundër Diabetit në Evropë !!!. Për një çast mu kujtuan shqiptarët e shquar, që me aftësitë e tyre drejtuan Perandorinë Osmane, por pa dobi për Shqipërinë. Ky krahasim, i përgjigjet vetëm gjysmës së të vërtetës, mbasi Prof. Kalo është duke kontribuar në një fushë tjetër të rëndësishme të shëndetësisë shqiptare. Por le t’i kthehemi diabetit. Normalisht, disa pyetje duan përgjigje. Pse Shqipëria vazhdon të mbetet njollë e bardhë, pa asnjë të dhënë, në hartën Evropiane të diabetit? Kush duhet ta kryej këtë punë? Kush duhet ta drejtojë shkencërisht mbledhjen, përpunimin, publikimin e të dhënave kombëtare apo krijimin e regjistrit kombëtar të diabetit ? Njerëzit e shquar të fushës(e kam fjalën për qendrat universitare) duhet të shkëputen nga rutina e përditshme. Veç mësimdhënies, kryesore për ta është veprimtaria shkencore. Në fund të fundit nuk po kërkohet një studim që kërkon teknologji të sofistikuara. Kërkohet një studim i thjeshtë, po sigurisht tepër i rëndësishëm, epidemiologjia kombëtare e diabetit. Dhe, duhet të jenë pikërisht njerëzit e shkencës, që të paraprijnë, të hapin horizont, dhe nxisin strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Dikush mund të thotë se shëndetësia shqiptare ka probleme shumë më të rëndësishme. Një problem shumë i rëndësishëm është edhe ky. Nëse nuk ndërhyhet sot, dëmet nga diabeti pas disa vjetësh do të jenë të pariparueshme. Justifikimi me tranzicionin tashmë është i vjetëruar.
Për të mos bërë nihilistin, nuk mund të mohoj përpjekjet sporadike, pjesë e të cilave kam qenë dhe vetë, por pa një rezultat konkret. Në fund të fundit, të dhënat për diabetin në Shqipëri vazhdojnë të mungojnë.
Nuk mund të lë pa përmendur gjithashtu një përpjekje bërë tre - katër vjet më parë nga prof. Kalo, për të vënë në dispozicion eksperiencën e tij në këtë fushë. Por, çuditërisht, ishin disa nga ish bashkëpunëtorët e afërt të tij, që i mbyllën “derën” kësaj përpjekje.
Sigurimi i të dhënave për diabetin duhet bërë sa më shpejt, jo vetëm për të mos vënë në një pozitë të vështirë, dhe aspak të merituar, Shqipërinë (tashmë anëtare e NATO-s), por dhe për faktin se këto të dhëna, përbëjnë dhe bazën për të ndërtuar strategjinë në luftën kundër diabetit.
Kanë kaluar 20 vjet nga Deklarata së ST. Vincentit. “Kërkohet një tjetër organizim” thekson Federata Botërore e Diabetit, “ është koha për veprim” bën thirrje Organizata Botërore e Shëndetësisë.