E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 1 prill, 12:38 - NOA/ Kerkohej per vjedhje, bie ne prangat e policise

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 52 vjecar. Shtetasi Bilbil Mustafaraj, kërkohej që të kryente dënimin 7 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së policisë së këtij qarku për agjencinë e lajmeve NOA, mësohet se Mustafaraj lindur në Vlorë dhe banues në Povelçë të komunës Dërmënas ka rënë në pranga, sepse në kohën që ka punuar furnitor në repartin e transporteve në KPTHN Ballsh nuk kish paraqitur në faturë sasinë e shitjes së 2 600 litrave solar. Pasi është kapur me këtë shlekje në punë ai i është dërguar Prokurorisë Fier e më pas gjykatës së këtij rrethi që e dënoi me 7 muaj burg.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›