E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon te vjedhe, arrestohet ne flagrance nga policia e kryeqytetit

Tiranë, 1 prill, 12:05, NOA – Forcat policore të kryeqytetit arrestojnë në flagrancë një qytetar i dënuar më parë për të njëtën vepër. Sipas burimeve të  komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, për agjencinë e lajmeve NOA, 30 vjeçari Zamir Jakupi, banues në Tiranë, dje në Bulevardin “Bajram Curri” ështe kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi materiale kozmetike.

Policia e Tiranës kreu veprimet proçeduriale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›