Bonot e thesarit fluturojnë në 9.24 për qind
Interesat e bonove të thesarit u rritën më tej në ankandin e fundit të zhvilluar dje në Bankën e Shqipërisë, në një ankand ku ofertat për blerje bonosh qenë më të larta sesa kërkesa e qeverisë. Qeveria emetoi 8.8 miliardë lekë bono me afat maturimi 12-mujor dhe 7.7 miliardë lekë bono me afat maturimi 6-mujor. Interesi i bonove vjeçare varioi nga 9.025 në 9.24 për qind dhe tendenca është në rritje. Interesi mesatar i pranuar ishte 9.17 për qind. Një muaj më parë, interesi mesatar ishte 9.13 për qind. Një vit më parë, bonot 12-vjeçare jepnin më pak se 8 për qind.
Interesi mesatar i bonove 6-mujore ishte 7.67 për qind, pothuajse i pandryshuar në krahasim me prillin.
Kërkesa e qeverisë për bono thesari është pakësuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit, pasi është parapëlqyer plotësimi i deficitit me kredi të huaj dhe me financim direkt nga Banka e Shqipërisë, por kjo gjë nuk ka ndikuar siç pritej në interesat e borxhit publik. Rritja e interesave të bonove të thesarit sjell edhe rritjen e interesave të depozitave dhe kredive në Shqipëri, gjë që konsiderohet faktor negativ për ekonominë. Banka e Shqipërisë u përpoq të nxisë kreditimin në lekë përmes uljes së normës bazë të interesit në vend vitin e kaluar, por mekanizmi i normës bazë të interesit, ka pak ose aspak ndikim. Studime të ndryshme kanë vënë në dukje që kërkesa e qeverisë për bono thesari rrit ose ul kreditimin e ekonomisë.