Kreditë e marra nga qeveria rritin me 36 miliardë lekë shpenzimet për borxhin publik
Këtë vit, interesat e borxhit “gëlltisin” 3.1 për qind të PBB-së. Vitin e kaluar u shpenzuan 2.9 për qind të PBB-së për borxhet
Ervin KOÇI
Huatë dhe kreditë e ndryshme tregtare, të marra nga qeveria vitet e fundit, kanë mbytur vendin në borxhe, interesat e të cilave po shtohen me shpejtësi dhe po hanë çdo vit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Deri tani nga kreditë e ndryshme që qeveria ka marrë nga bankat e huaja tregtare, sidomos për projektin e Rrugës Durrës-Kukës, borxhi bashkë me interesat nga ana tjetër është rritur sa dyfishi i shumës së marrë. Këtë vit (2009), shpenzimet për interesat e borxhit publik shqiptar pritet të rriten me një ritëm dy herë më të lartë sesa shpenzimet totale të buxhetit, si pasojë e rritjes së interesave të brendshme dhe shtimit të kredive tregtare të vendit. Kjo gjë bëhet e ditur nga statistika të publikuara prej Ministrisë së Financave, ku vetëm këtë vit 36 miliardë lekë (277.2 milionë euro) do të shkojnë për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar (2008). Nga këto, interesat për borxhin e jashtëm pritet të dyfishohen. Këtë vit, interesat do të mbulojnë 3.1 për qind të PBB-së.
Interesat
Vitin e kaluar, Shqipëria shpenzoi 2.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për interesa për borxhet. Borxhi i brendshëm filloi të shtrenjtohej gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar derisa shënoi nivelin më të lartë në shumë vite në shkurt të këtij viti. Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor kapërcyen nivelin 9 për qind, kuotë që nuk ishte regjistruar që nga viti 2002. Në ankandin e fundit, interesat për bono me afat 6-mujor u rritën me 15 pikë bazë dhe arritën në 7.61 për qind në një ankand ku oferta e bankave për para mbuloi vetëm 60 për qind të kërkesës së qeverisë për borxh.
Interesi i bonove të thesarit (letra me vlerë, që qeveria ua merr hua investitorëve publikë dhe privatë) me maturim 1- vjeçar, aktualisht ka arritur në 9.2 për qind, duke pësuar një rritje gati me 1 për qind krahasuar me fillimin e vitit.
Borxhi i jashtëm
Interesat për borxhin e huaj pritet "të hanë" këtë vit 35.5 milionë euro sipas planifikimit të Ministrisë së Financave. Por ekspertët e vënë në dyshim saktësinë e këtij parashikimi. Vitin e kaluar, shpenzimet në këtë zë qenë vetëm 25 milionë euro. Shqipëria ka borxhe të jashtme, me vlerë rreth 1.5 miliardë euro, por shumica e këtij borxhi është dhënë nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë me interesa koncesionare. Janë pak kredi tregtare që kërkojnë shumicën dërrmuese të shpenzimeve për interesa.
20 Mars 2009