Projektet e MEICO-s, pas Gërdecit, plani për fabrikën e dytë të demontimit
Dokumentet e sekuestruara të Prokurorisë zbardhin projektet afatgjata. Korrespondenca që parashikoi mundësinë e krijimit të fabrikës së dytë
Habjon Hasani
Tiranë - Fabrika e Gërdecit kishte filluar të ndiente “lodhje”. Sasitë prej mijëra tonelatash të armatimeve duket se kishin filluar të sfidonin kapacitetet e Fabrikës së Gërdecit. Nga dokumentacioni i sekuestruar nga Prokuroria shqiptare janë evidentuar dy shkresa të normuara mes pronarëve të Fabrikës së Gërdecit dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, ku përveç përmbajtjes që lidhej me procesin e demontimit në këto dy shkresa është përmendur edhe plani afatgjatë për krijimin e një fabrike të dytë “ndihmëse” për të shtuar efektivitetin në procesin e demontimit. Ndonëse ky fakt nuk përbën ndonjë “mëkat” në drejtim të palëve në fjalë, prokurorët shprehen se kjo është një e dhënë që mund të sillte një nivel “tjetër” bashkëpunimi mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe operatorit privat. Një projekt afatgjatë, që gjithsesi ngeli i artikuluar me kujdes dhe mes rreshtave të dy shkresave dhe vetëm në mendjet e pronarëve të fabrikës, pasi shpërthimi i 15 marsit ndryshoi historinë e këtij bashkëpunimi.
Dritëhijet
Prokurorët kanë hetuar mbi këto projekte të shkruara përciptazi në shkresa, ndërsa mendojnë se varianti më i mundshëm i ngritjes së fabrikës së dytë të demontimit mund të ishte shumë pranë Durrësit, ndoshta në Shkozet. Gjithsesi, ndonëse ky fakt dhe dokumentet përkatëse janë pjesë e dosjes voluminoze të Prokurorisë, organi i akuzës nuk mundi të zbulonte asgjë më tej. Tashmë fokusi i punës së tyre është vetëm ajo që ndodhi me ideimin, ndërtimin dhe shpërthimin e Fabrikës në Gërdec. Ndërsa paralelisht në Prokurorinë e Përgjithshme po hetohen dhe dy dosje të tjera, dosja e trafikut të fishekëve me amerikanët e ”AEY”-së dhe dosja e bazës ushtarake në Durrës, ku u gjetën raketa të mbërritura nga Mali i Zi. Për prokurorët ka qenë problem serioz mosbashkëpunimi ”brilant” i Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICO-s, i cili në një vit hetim nuk u ka thënë as “mirëmëngjesi” përfaqësuesve të organit të akuzës, duke artikuluar gjatë vizitave të tyre togfjalëshin: “Nuk pranoj asnjë akuzë. Refuzoj të flas dhe të firmos për ju”.
Gërdeci
Prokuroria ka pasur me qindra indicie të shkëputura për abuzime dhe trafik armësh, por hetimet në këtë pistë vazhdojnë ende. Një element kyç ka qenë kompjuteri i Ylli Pinarit, i cili zbuloi rolin e tij në shumë marrëveshje shitblerjeje që nuk evidentoheshin në dokumentet shtetërore. Sipas Prokurorisë, Ylli Pinari ka drejtuar deri në detaje shumë shitje të dyshimta armësh, duke qenë njëkohësisht dhe drejtori i “MEICO”-s si dhe “komisionari” apo ndërmjetësi që çonte armët në destinacion kundrejt përfitimit. Ky fakt është vërtetuar nga të dhënat kompjuterike të laptopit të tij, ku rezulton se në vitin 2005 Ylli Pinari ka regjistruar elektronikisht në SHBA firmën “Elmotech”, në një ishull ku biznesi kryhet në mënyrë “offshore”. Pinari e ka regjistruar me internet këtë firmë në Bahamas kundrejt një pagese prej 1 mijë e 300 dollarësh dhe kjo firmë edhe sot e kësaj dite rezulton në emrin e tij. Dokumentacionin e kësaj firme e disponon një zyrë ligjore në Bahamas, e cila ka kryer dhe regjistrimin e firmës kundrejt pagesës. Deri këtu gjithçka do të ishte normale nëse prokurorët nuk do të zbulonin disa fatura “të çuditshme” në dokumentet e “MEICO”-s që flisnin për blerje raketash dhe armatimesh të rënda nga firma “Elmotech”. Madje, për çudi, disa nga pagesat janë kryer në emër të kësaj firme edhe tri javë pasi Pinari ishte arrestuar, gjë që e ka bërë shumë të komplikuar “lojën”.
BX
Dëshmia e punonjëses: “Pinari e protokolloi kontratën pas shpërthimit në Gërdec”
Për Ylli Pinarin dyshohet nga prokurorët se ka ndërtuar dhe një skemë të tërë dokumentacioni fals, që lidhej me kontraktimin e kompanisë amerikane që punonte në Gërdec. Sipas dëshmisë së një punonjëseje protokolli, Ylli Pinari është paraqitur në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Mbrojtjes me një kontratë në dorë (mes MEICO-s dhe Southern Ammunition) dhe u ka kërkuar punonjëseve ta protokollonin në regjistrin e muajit dhjetor. Dëshmia e punonjëses së Protokollit të Ministrisë së Mbrojtjes dhënë në Prokurori disa javë më parë duket se ka “vulosur” jo vetëm falsitetin e kontratës, por edhe pistën e trafikimit ndërkombëtar të armëve. “Albania” ka mësuar se grupi hetimor i çështjes ka vërtetuar shkencërisht tashmë se kontrata e dytë e pretenduar si e lidhur mes MEICO-s dhe Southern Ammunition është e falsifikuar dhe, mbi të gjitha, këtë e mbështet dhe dëshmia e një punonjësi të Protokollit të Ministrisë. Bëhet fjalë për kontratën e dytë të lidhur më 28 dhjetor 2007, me anë të së cilës Ministria pretendoi se baza e Gërdecit ishte në “kontrollin” e një firme amerikane. Por, të dhënat shkencore dhe dëshmitë e mbledhura e kanë zgjeruar gamën e hetimeve, pasi tashmë prokurorët nuk kanë më dyshime se kjo kontratë ka qenë një sajesë e ngutur e Pinarit dhe e bashkëpunëtorëve të tij. “Albania” ka mësuar se porsa u bindën për falsitetin e kësaj kontrate, prokurorët filluan të kuotonin maksimalisht pistën e trafikimit ndërkombëtar.
20 Mars 2009