Qeveria, jep 36 milion lek për shoqatën Vatra

Stema e shoqatës
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për ti akorduar 36 milionë lekë të reja shoqatës Vatra.
Fondi jepet me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe 100-vjetorit të krijimit të kësaj shoqërie.
Vendimi është marrë me propozim të një prej katër zv.ministrave të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në fakt 100-vjetorin e krijimit “Vatra” e festojë me 13 mars. Kjo shoqatë u krijuar në vitin 1912, e cila është organizata më e madhe e shqiptarëve të Amerikës. Sot ajo e ka qendrën në Nju Jork. /F.S/