E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hygeia, teknologjia e fundit për mjekimin e kancerit

TIRANË- Sëmundja e kancerit nuk përbën më tabu, pasi ajo mund të kurohet me sukses si të gjitha sëmundjet e tjera. Në spitalin Hygeia, bëhet mjekimi i kësaj sëmundjeje me akseleratorëët linarë. Falë kësaj teknologjie ekziston mundësia e shërimit të kancerit në shumë organe, si: prostata, laringu, mushkëria, zorra e trashë, gjiri etj, me përqindje të lartë suksesi.

“Është fakt sot se pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit 70% e tyre do duhet të bëjnë radioterapi. Nga këta pacientë reth 11% e tyre trajtohen sot nëpërmjet akseleratorëve linearë. Qëndra radioterapeutike e spitalit Hygeia të Tiranës është e paisur me akseleratorë linearë të fjalës së fundit të shkencës të shoqëruar nga sisteme elektronike, mjaft të fuqishme të teknologjisë së fundit. Nëpërmjet tyre bëhet e mundur që radioterapia apo ndryshimi i rrezeve të shkojë direkt te tumori, të thithet nga zona tumorale, dhe të mos krijojë apo të mos ketë efekte për indet e shëndetshme përreth”,- sqaron radioterapeuti onkolog në spitalin Hygeia, në Athinë Kostas Dardoufas.

Trajtimi i pacientëve me aparatura të radioterapisë me rezonancë të lartë nuk ka efekte anësore për ta. Gjë që përbën një tjetër avantazh të kësaj teknologjie.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›