Qeveria krijon borde për qiradhënien e tokës në çdo komunë
Qeveria krijoi dje strukturat e bordit të qiradhënies së tokave bujqësore të pakultivuara. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, bordet e qiradhënies krijohen dhe funksionojnë në çdo komunë ose bashki. Sipas vendimit, këto borde kanë të drejtën të ushtojnë veprimtari në përputhje me dispozitat e Kodit Civil. Në këtë kuadër, ato do të bëjnë njoftimin për dhënien me qira të tokave bujqësore të pakultivuara, brenda afateve të parashikuara në këtë vendim. Po kështu, bordet do të sigurojnë edhe garantimin e një konkurrence të lirë dhe të barabartë ndërmjet subjekteve pjesëmarrëse të ankandit të dhënies me qira të tokave bujqësore të pakultivuara. Nga ana tjetër, këto struktura do të bëjnë edhe përcaktimin e fituesit të ankandit të dhënies me qira të tokave bujqësore të pakultivuara.
#