“Qeveria, legjislacion antikushtetues”
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Ylli Manjani, akuzoi dje qeverinë se gjatë tre viteve të saj 2006, 2007 dhe 2008 ka prodhuar legjislacion jo demokratik, jo kushtetues e pa fuqi juridike. “Sali Berisha dhe qeverisja e tij kanë prodhuar legjislacion antikushtetues me shumicë. Që nga ligji për KLD-në e deri ligji i ‘Dosjeve’, Sali Berisha është rekorduar në memorien e këtij shteti si dhunuesi më i madh i Kushtetutës në vend. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një pjesë të mirë të këtyre ligjeve, disa të tjera janë në proces. Jemi të shqetësuar për një seri VKM dhe aktesh nënligjore të qeverisë që vazhdojnë të jenë në fuqi, megjithëse shkelin Kushtetutën dhe ligjet”, tha Manjani. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë, sipas përfaqësuesit të PS-së është Sali Berisha dhe qeverisja e tij, që është më e keqja e mundshme që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët.