E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama, diktator i fjalës së lirë”

 

PD reagoi dje nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani lidhur me akuzat e djeshme të kreut të PS-së, Edi Rama, ndaj televizionit shqiptar si “Media më antidemokratike dhe e dëmshme për imazhin e vendit”. Bogdani tha se “dje Rama, i cili përfaqëson një diktator të vërtetë të fjalës së lirë, ndërmori një sulm të rëndë ndaj TVSH-së plot shpifje dhe trillime, sepse ai ka frikë nga mediat e lira, nga realiteti, sepse Shqipëria po ndryshon”. Ai shtoi më tej se “në rast se TVSH i jep kohë të barabartë partive të maxhorancës dhe minorancës, televizionet dhe mediat që drejtohen nga Rama censurojnë jo vetëm PD-në, por dhe qeverinë dhe Parlamentin e vendit”. PS edhe dje e cilësoi TVSH si “shprehje tipike e prapambetjes së thellë”. Kryetar i PS-së së Tiranës, Besnik Baraj, tha të shtunën gjatë një konference për shtyp në selinë e kësaj partie, se “asnjë televizion publik demokratik nuk bën deklarata replikuese me opozitën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›