Strasburg,Deputetët PE takojnë Ramën: Shqipëria jo hapa prapa
STRASBURG- Deputetet e Parlamentit Europian përcjellin mesazhin se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa prapa dhe duhet të përmbushë pikat e përcaktuara qartësisht në rezolutë.
Deklaratata vijnë pas takimeve që lideri socialist Edi Rama zhvilloi në Strasburg, me krerët e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Martin Schulz president i grupimit të majtë në PE dhe zëvendës presidentin Adrian Severin, Giovanni Pittella, zëvendës president i parë i PE, për të theksuar pozicionin dhe rolin e Partisë Socialiste lidhur me këtë krizë.
Giovani Pitella deklaroi se “në Shqipëri pati manifestime të lira të cilat u sulmuan nga policia. Kjo është e rëndë”.
Në këtë mënyrë helmatiset klima në një vend. Dhe Shqipëria, e cila e përsëris është futur tanimë në një qark që e projekton drejt Europës, ka nevojë për gjithçka përveç helmatisjes së klimës së saj, dhe bërjes së hapave prapa drejt autoritarizmit sepse autoritarizmi është një situatë e së shkuarës që nuk duhet të kthehet më në këtë komb të bukur dhe të rëndësishëm të Ballkanit dhe Mesdheut.”- nënvizoi Pitela.
Nga ana e tij Zv/ president i Grupit të Socialist Demokrat në PE, Adrian Severin shprehu shqetësimin për situatën në Shqipëria
“Është një krizë e cila herë pas here shpërthen në dhunë. Dhe padyshim një nga shqetësimet kryesore që kemi lidhet me reagimin e dhunshëm të policisë, të gardës kombëtare, për përdorimin e municioneve kundër demonstruesve.”
“Sigurisht- vazhdon Severin- ne e kuptojmë që të gjitha demonstratat duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore, por nga ana tjetër ne thjesht nuk mund ta pranojmë idenë se: së pari qeveria përdori municione luftarake për të sulmuar demonstruesit, por nuk mund të pranojmë po ashtu dhe idenë që qeveria nuk u lejon prokurorëve të shqyrtojnë këto çështje, apo që jep mesazhe që i inkurajojnë ata që kryen aktet e dhunës duke i quajtur ata heronj të kombit, ndërkohë që të tjerët quhen – ashtu siç ndodh në ish diktaturat komuniste apo ato të së djathtës ekstreme – banditë dhe jo njerëz që mbrojnë të drejtat e tyre legjitime, por njerëz që synojnë një grusht shteti.”
Sipas Zv/ president i Grupit të Socialist Demokrat në PE gjatë diskutimeve me kreun e PS-së Rama, kuptuan se “nuk ka ndonjë kërcënim për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme” nga opozita socialiste dhe bëri thirrje që ato duhen organizuar në mënyrën e duhur, në përputhje me standardet europiane.
“Padyshim që ne do t’i monitorojmë ato me kujdes, por shpresojmë që të merren po ashtu masa përgatitore nga të interesuarit, nga autoritetet dhe jam i sigurt se edhe të dërguarit e BE, njerëzit e caktuar prej saj do të ndihmojnë Shqipërinë. “- deklaroi Severin.