E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria mban nen kontroll shpenzimet, me te uleta se vjet Eglantina Nasi

Qeveria rezulton se i ka mbajtur nen kontroll shpenzimet e kryera me fondet buxhetore gjate 10-mujorit te ketij viti. Kjo vlen te thuhet kryesisht per ato kapitale, ndersa figurojne se jane rritur vetem shpenzimet qe qeveria ka kryer per qellime sociale, si ndihma ekonomike, sigurime shoqerore dhe shendetesore etj. Konkretisht, referuar treguesve fiskale publikuar nga Ministria e Financave, gjate periudhes janar-tetor 2012 jane realizuar 44.739 milione leke si shpenzime kapitale, te cilat perkojne me 64.03% te totalit te tyre, parashikuar me 69.872 milione. Ndersa per te njejten periudhe te vitit te kaluar, keta tregues kane qene me te larte, respektivisht 52.827 milione leke si shpenzime kapitale, prej 71.63% e totalit qe vjet ishte parashikuar prej 73.746 milione lekesh. Dukuri kjo e cila, bie ne sy edhe gjate gjithe ecurise muaj per muaj, te te dyja viteve perkates. Perkatesisht, ndersa ne muajin shtator 2012 jane kryer vetem 40.747 milione leke ne forme shpenzimesh kapitale, shtatorin e kaluar, kjo shifer ka qene 47.263 milione leke, pra me e larte. Sikunder, edhe ne muajin gusht 2012 me 36.009 milione leke si shpenzime kapitale dhe 38.514 te tilla, ne gushtin e nje viti me pare. Kjo dukuri ne fakt, vlen te thuhet se ka nisur qe ne fillim te viteve respektive, respektivisht, me vetem 1.664 milione leke shpenzime kapitale ne janar te ketij viti, nga gati 5-fishi i tyre, me vlere monetare prej 6.210 milione lekesh ne janarin e vitit te kaluar, 2011. Nga ana tjeter, po te veme re me kujdes tabelat fiskale te dikasterit te Financave, shihet se edhe ne total, qeveria sivjet ka parashikuar qe te kryeje me pak shpenzime kapitale se vjet. Konkretisht, totali i tyre per vitin 2012 eshte perllogaritur ne shifren prej 298.966 milione lekesh, ndersa ne vitin e kaluar, ky nivel ishte edhe me i larte, plot 299.507 milione leke. Kujtojme se zerat qe paraqesin rritje te shpenzimeve, jane ato te pagesave per te perndjekurit politike, me 1.700 milione leke gjate 10-mujorit sivjet, nga 1.400 milione leke vjet ne te njejten periudhe. Sikunder, nga 17.326 milione leke shpenzime sociale kete 10-mujor, vetem 15.611 te tilla rezultojne gjate vitit te kaluar, me realizimet perkatese prej 79% vjet dhe 87.69%. Pa harruar dhe treguesin e papunesise, per te cilin, sivjet jane paguar 828 milione leke, me nje realizim prej 82.8%, nga 707 te tilla vitin e kaluar, me nje norme realizimi 67.33% vjet etj. Por ne kete grup, futet gjithashtu edhe zeri i ndihmes ekonomike, per te cilin sivjet qeveria ka paguar nga buxheti i saj 14.798 milione leke, pra 86.75% e totalit, nga 13.504 milione leke vjet per te njejten periudhe, me nivelin vetem prej 80.10% te totalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›