E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton dëmshpërblimin financiar për 511 ish të dënuar politikë të regjimit komunist

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”.

Në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, qeveria miratoi vendimin e tetë, me objekt përcaktimin e masës konkrete dhe dhënien e dëmshpërblimit financiar. Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për 511 ish të dënuar politikë, në vlerë rreth 2 miliardë lekë.


10/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›