E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton ndryshimin në ligjin "Për profesionin e Avokatit"

Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë". Ky ndryshim përcakton detyrimin e avokatit për të ushtruar profesionin vetëm pas pajisjes së tyre me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe pasi të jenë regjistruar në organet tatimore.

Kryeministri vlerësoi se me këto ndryshime avokatët formalizohen dhe shmanget konkurrenca e pandershme. Kryeministri nënvizoi se nga 3 mijë licenca të dhëna, vetëm 140 prej tyre janë regjistruar në organet tatimore. "Edhe avokatë, edhe "sans culotte" (të shkundur) nuk mund të jesh dhe kjo ka qenë e vërtetë që nga revolucionin francez e deri më sot. Ata ende janë në ambiguitetin e tyre. Megjithë konsideratën e madhe për avokatët dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri të lirë, me këtë projektligj ata formalizohen, pasi ai i ndihmon të jenë avokatë të vërtetë. Ata duhet të paguajnë taksën, në rast se duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe nuk duan të konsiderohen "sans culotte", por avokatë," tha Kryeministri, duke nënvizuar se brenda një muaji, sapo ligji të hyjë në fuqi, në rast se nuk i përgjigjen detyrimit tatimor, ata humbin licencën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›