Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist
Qeveria miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim shumë të rëndësishëm, duke siguruar se qeveria do t’i qëndrojë angazhimit të saj për ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist dhe ish pronarët për dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që bëhet në zbatim të ligjit dhe procesi do të fillojë. Këto dy shtresa, të përndjekurit politikë dhe ish pronarët, do të kenë vëmendjen maksimale të qeverisë për t’i qëndruar dëmshpërblimit, kompensimit të tyre”, u shpreh Kryeministri.
...