Berisha shton 35 punonjës në administratë për ti përdorur në fushatë
Qeveria ka vendosur të shtojë në administratë edhe 35 punonjës të rinj. Kryeministri Sali Berisha ka përdorur një tjetër mjet për të fituar votën në këto zgjedhje. Shtimi i punonjësve të administratës, do të sjellë për të më shumë mbështetje, edhe pse kjo nuk është aspak e ligjshme. Kështu, manipulimet e Berishës duket se do të arrijnë shumë larg në këto zgjedhje parlamentare.
Përdorja e punonjësve të administratës nga kryeministri aktual ka nisur që në fillim të fushatës. Që në takimet e para elektorale, Berisha nuk ka hezituar që ta rrëmbejë të gjithë administratën me vete, si një mbështetje të pagjendur vende-vende në elektorat. Përfshirja e punonjësve të administratës publike në fushatë elektorale është denoncuar shpesh edhe nga Partia Socialiste, e cila ka denoncuar publikisht faktin se këta punonjës braktisin zyrat e punës për shkak të fushatës. Ndërkaq, sikur të mos i mjaftonin punonjësit ekzistentë të administratës, Berisha ka vendosur që të shtojë radhët e tyre për më shumë siguri në këto zgjedhje. Qeveria miratoi dje një ndryshim në vendimin nr.1694, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e numrit të punonjësve, për vitin 2009, në ministritë dhe institucionet qendrore, numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore bëhet 89 831 vetë, ndërsa ishte 89 796 vetë.
Vetëm pak muaj më parë Qeveria miratoi rritjen e numrit të punonjësve të përkohshëm në administratën qendrore, vendim ky që u konsiderua nga socialistët si i ndërmarrë për arsye fushate. Sipas PS, administrata publike po përdoret për interesat e Partisë në pushtet. Madje përfaqësues të PS kanë cilësuar në atë periudhë se nën qeverinë Berisha administrata publike është bërë si fëmijë i adoptuar i Partisë Demokratike.
PS denoncoi në atë periudhë se administrata publike në një shthurje të plotë sot shpreh një nga deficitet më të mëdha demokratike të Shqipërisë, ku ekspertët e politikave janë zëvendësuar me operativë politikë.