Premtimi i ri elektoral i Berishës, kompensim pronarëve me vlerën e tregut

Nisur nga ankesat e shumta të banorëve që janë prekur nga investimet e tokave të tyre, të cilët janë kompensuar me vlerë tepër të ulët nga kushtet e tregut, aq sa me shumën e marrë nga qeveria aktuale nuk kanë mundësi të blejnë një banesë, qeveria shqiptare ka premtuar kompensimin e pronarëve vetëm me vlerën e tregut. Berisha i ka dërguar një mesazh pronarëve duke i garantuar ata se kompensimi i tyre qoftë fizik apo monetar do të jetë gjithmonë vetëm me vlerën e tregut.
Një tjetër premtim i radhës nga kryeministri Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare, nisur nga etja për marrjen e sa më shumë votave për të siguruar një tjetër mandat qeverisës, duke premtuar se pavarësisht vështirësive, që mbart procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, qeveria shqiptare nuk do të përdorë vlerë tjetër, përveç asaj të tregut. Edhe njëherë dua tu rikthehem pronës dhe pronarëve. Duke njohur vështirësitë shumë serioze të këtij procesi një gjë duhet ti garantoj pronarëve të këtij vendi. Se unë personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve nuk do të përdorë ndonjëherë vlerë tjetër përveç vlerës së tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre, nënvizoi Berisha. Ndër të tjera, shefi i qeverisë garantoi se në këtë mënyrë do tu jepet fund të gjitha abuzimeve që janë bërë në emër të pushtetit, në këtë drejtim: Në këtë kontekst çdo lloj shpifje apo trillimi që përhapin ata që ja u kanë marrë edhe centimetrin e fundit të tokës vëllezërve të vet duke shfrytëzuar pushtetin janë të tëra të pavërteta. Unë do të qëndroj deri në fund për vlerën e tregut. Çdo gjë do të shpërblehet me vlerën e tregut, ritheksoi ai. Mendohet se janë të paktën mbi 70 mijë ish-pronarë, që nuk e kanë marrë ende pronën e tyre, ndërsa në mandatin qeverisës të demokratëve, vetëm 500 individëve iu njoh e drejta e kompensimit.
Administrimin e fondit special të kompensimit të pronave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që fondi i kompensimit të pronave, i krijuar me ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të trajtohet si fond special dhe administrohet në një llogari të veçantë, në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu që administrimi i fondit të kompensimit të pronave bëhet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Burimet e krijimit të fondit të kompensimit të pronave janë; transfertat e buxhetit të shtetit për kompensimin e ish-pronarëve; të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave (sipas përcaktimit në shkronjat a e b, të pikës 27, të kapitullit III, të vendimit nr.1638, datë 17.12.2008, të Këshillit të Ministrave); të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, në bazë të përcaktimit të shkronjës b, të pikës 1, të nenit 32, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar; të ardhura nga donatorë të ndryshëm. Fondi i kompensimit të pronave do të përdoret për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, që kanë fituar të drejtën e kompensimit financiar, në kushtet kur kthimi fizik i pronës së tyre ka qenë i pamundur. Burimet që përbëjnë fondin e kompensimit të pronave, sipas pikës 3 të këtij vendimi do të arkëtohen dhe administrohen sipas natyrës së tyre, nëpërmjet sistemit të thesarit, në përputhje me udhëzimin e ministrit të Financave të nxjerrë në zbatim të këtij vendimi. Për pronarët e shpronësuar nga procesi i legalizimit të ndërtimeve informale, shuma e pagesës për secilin përfitues do të përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Dhënia e pagesës do të bëhet me këste të barabarta dhe të shtrira në kohë, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga pronat e legalizuara. Ndërsa për pronarët e tjerë, të cilët kanë fituar të drejtën e kompensimit monetar nga komisioni i kthimit të pronave, shuma e pagesës dhe mënyra e dhënies së saj do të bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. Gjendja e mjeteve monetare, të papërdorura në fund të vitit buxhetor, në llogarinë e veçantë, në Bankën e Shqipërisë, do të mbartet për llogari të vitit të ardhshëm. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave do të paraqiten në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, së bashku me buxhetin faktik. Ngarkohet ministri i Financave për nxjerrjen e udhëzimit përkatës, në zbatim të këtij vendimi. Ndërsa për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe ALUIZNI.