Qeveria miraton vendimin për propozimin e tri anëtarëve për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për “Propozimin, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të tre anëtarëve për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Duke folur për këtë vendim, kryeministri paraqiti tre kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave, duke vlerësuar profesionalizimin dhe kontributin e tyre në fushën financiare.
Lidhur me këtë vendim, Kryeministri u shpreh:
“Kandidaturat që i propozon Këshilli i Ministrave, Parlamentit, për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë:
-Guvernatori aktual, Zoti Adrian Fullani, një bankier me një eksperiencë të gjatë pune në sistemin bankar dhe drejtues i Bankës së Shqipërisë, në një nga kohërat më të vështira për financat evropiane dhe botërore.
-Zonja Elisabeta Gjoni, drejtuese e AMF e cila ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në krijimin dhe drejtimin e këtij institucioni dhe në tërësi në reforma të rëndësishme financiare të vendit.
-Zoti Petraq Milo, edhe ky një nga personalitetet e shquara të financave të vendit, specialist i shquar në këtë fushë, doktor i shkencave në fushën e financave. Këto janë kandidaturat që propozon Këshilli i Ministrave. Tre të tjerat nuk janë nomenklaturë e Këshillit të ministrave, por janë e parlamentit dhe një prej tyre është e vetë Bordit të Bankës.
26/10/2011