E Diel, 1 Nëntor 2026

Personazhi i televizionit mashtron hotelin

Skandal në Greqi me një personazh shqiptar të shfaqjeve televizive në vendin tonë. Të paktën këto janë dyshimet e para për një person, i cili ka qëndruar për një javë në një hotel luksoz në vendin helen dhe më pas është larguar fshehurazi, duke mos paguar asnjë kacidhe për shpenzimet e tij personale. Mediat greke bënë të ditur ditën e djeshme se një personazh i njohur në televizionet shqiptare është regjistruar me emër fals dhe pasi ka qëndruar më shumë se një javë në një hotel në Athinë, Greqi, është larguar pa paguar. Sipas tyre, një VIP shqiptar qëndroi në hotel më shumë se një javë dhe nuk pagoi paratë. Autoritetet e hotelit kanë denoncuar menjëherë personazhin shqiptar dhe policia e Athinës ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje kriminale. Sipas të dhënave të policisë, shkruajnë mediat greke, veç abuzimit të kryer, ai është prezantuar edhe me pasaportë false që të mos e gjenin. Mësohet se ai është një nga pjesëmarrësit më të njohur në një "reality show" në Shqipëri, i cili ka bërë vizitën 7-ditore gjatë kohëve të fundit. Që në prezantimin e parë në hotel, ai ka treguar një pasaportë false dhe kur ka ikur, la pa paguar shumën prej 175 eurosh në një hotel në rrugën "Sigru". Pasaporta mbante foton e tij, emrin e një këngëtari shumë të njohur në Shqipëri dhe më interesante ishte se numri i pasaportës ishte i një të riu nga qyteti i Fierit me inicialin B. Recepsionisti na tregoi ngjarjen e djalit që na bëri të gëzohemi me praninë e tij në "show", por na injoroi me praninë e tij në Athinë. Sipas denoncimit, VIP-i shqiptar kishte deklaruar në hotel se punonte në një kompani dhe do të komunikonte me ata që t‘u dërgonin shumën e parave që duhet të paguante. Asnjëherë nuk erdhën paratë dhe VIP-i ndoshta është në kërkim të një mashtrimi tjetër. Policia e Athinës është duke ndjekur me hollësi çështjen.

Ble. Gi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›