Korçë, gjendet i vetëvarur ish-trajneri i volejbollit
Vetëvritet ish-trajneri i ekipit të volejbollit për të rinjtë e ekipit të "Skënderbeut", Albert Shahu. Burimet e policisë lokale bënë të ditur se 46-vjeçari Albert Shahu i ka dhënë fund jetës pasditen e së mërkurës në banesën e tij, në qytetin e Korçës. Ka qenë ora 16:40, kur policia është sinjalizuar për këtë ngjarje. Për motive që ende nuk janë të qarta, ish-trajneri i ekipit të të rinjve është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës. Pas shqyrtimit të kufomës dhe vendit të ngjarjes, policia ka konkluduar paraprakisht se bëhej fjalë për vetëvrasje. Tre herë nënkampion i Shqipërisë, Albert Shahu, u gjet i vetëvarur me litar në ballkonin e apartamentit të tij, në lagjen nr. 18 të qytetit juglindor. Babai i dy vajzave volejbolliste ka ndërruar jetë menjëherë dhe nuk ka mundur të shpëtohet nga familjarët. Ai u gjet nga bashkëshortja Mimoza, aktualisht trajnere e ekipit të vajzave. Policia po punon për zbardhjen e motivit që mund ta ketë shtyrë volejbollistin korçar drejt aktit të vetëflijimit. Rrethanat, sipas policisë, janë të paqarta dhe nuk ka një motiv të sigurt për ngjarjen. Albert Shahu është një nga figurat më të njohura të volejbollit korçar, me një karrierë të gjatë si sportist dhe trajner. Aktualisht ai punonte si mësues i edukimit fizik në një nga shkollat e mesme të qytetit të Korçës, pas shkëputjes si trajner në verën e këtij viti. Albert Shahu, me një karrierë të pasur, njihet në Korçë për fitoret e tij dhe të ekipit të volejbollit të "Skënderbeut". Qysh në moshën
11-vjeçare, u aktivizua me ekipin e volejbollit të klasave sportive, i cili u shpall kampion i Shqipërisë në vitet 1974-1976. Më pas Shahu kaloi në ekipin e të rinjve të "Skënderbeut", ku ka luajtur nga vitet 1978-1982, duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë. Studimet i mbaroi në Tiranë, ku u diplomua si mësues i edukimit fizik në vitin 1985. Gjatë studimeve u aktivizua me ekipin e "Studentit" dhe me ekipin kombëtar të të rinjve, ku në vitet 1982-1983, në Ballkaniadat e zhvilluara në Turqi dhe Bullgari, ky ekip fitoi vendin e tretë. Pas mbarimit të studimeve kthehet tek ekipi i të rriturve të "Skënderbeut", duke u shpallur tre herë nënkampion i Shqipërisë. Në moshën 42-vjeçare lë sportin si lojtar për t‘iu përkushtuar punës si trajner volejbolli, të cilën e kishte nisur paralelisht që në vitin 1998, duke qenë trajner i ekipit të para të rinjve të "Skënderbeut" për të kaluar në vitin 2002, trajner i të rinjve të këtij ekipi. Gjatë viteve 2004-2007 ka qenë trajner i përfaqësues së Shqipërisë për ekipin e para të rinjve dhe ka marrë pjesë me sukses në kampionatet ndërkombëtare të zhvilluara në Turqi, Serbi, Moldavi e Rumani.