E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Pavaresise Tuneli apo pastrimi i plehrave

Z. Mediu i pyetur nga media emisioni i Alfred Pezes dt 2 nentor se sa eshte buxheti per te organizuar pastrimin e vendit nga plehrat nuk mundi ti pergjigjej. Por fajesoi menjehere pushtetin lokal teksa pyeti Sa para ka kerkuar nje bashki per te pastruar plehrat. Pra qeveria nuk e di se sa para duhen per te pastruar vendin nga plehrat e per ta kthyer Shqiperine ne nje vend normal te pakten si fqinjet ne menaxhimin e tyre. Mosnjohja e kostos per kete investim perkthehet si mungese vullneti per ta bere nje gje te tille. VKM e 13 tetorit 2010 qe miratoi nje liste te gjate te importimit te mbetjeve me hapesirat e nevojshme per te qene dhe me e gjate ne cdo moment te pershtatshem konfirmoi qarte kete vullnet te munguar. Importi i mbetjeve nuk do beje gje tjeter vecse do te perkeqesoje situaten ne vend duke i shtuar dekorit te shemtuar te plehrave te vendit edhe plehrat e botes ne forme mbetjesh dhe mbetje te mbetjeve. Nuk mund cdo shqiptar teksa krenarisht pret 100-vjetorin te pyes a e meritojne shqiptaret kete dekor plehrash ne 100-vjetorin e themelimit te shtetit te tyre Pergjigjja eshte jo por sic duken bathet dekori i plehrave do te jete funksional. Qeveria ka shpallur disa prioritete investimesh qe do te jene te perfunduara me rastin e kesaj ngjarjeje te madhe ku nuk permendet pastrimi i vendit. Ne cdo feste kudo ne cdo cep te botes e para gje qe behet eshte pastrimi i vendit ku do behet festa. Dhe ky pastrim ka nje kosto jo te vogel qe duhet te parashikohet ne buxhet. Kryeministri Berisha ne prezantimin e tij para Komitetit per Planifikimin e Strategjive u shpreh se buxheti i vitit 2011 me vlere 408 miliarde leke ka si perparesi absolute ndertimin e tunelit dhe rruges Tirane ndash Elbasan. Duket shume e veshtire qe te kundershtohet ndertimi i nje tuneli qe do te lidhe shume me shpejt se sot kryeqytetin me Elbasanin dhe pjesen Juglindore te vendit por eshte plotesisht i diskutueshem afati i fillimit te ketij projekti 2011 apo 2012 apo 2015 Perfituesit kryesore te ketij projekti jane banoret e Elbasanit. Ka shume te ngjare qe nese pyeten vete banoret e Elbasanit nese do te preferonin me pare rrugen e re me tunel per Tirane apo rregullimin perfundimtar te menaxhimit te plehrave te qytetit te Elbasanit te preferonin kete te fundit. Aq me teper do preferohej menaxhimi i plehrave ne vend te tunelit nese kjo pyetje do tu behej gjithe shqiptareve. Dhe nese do ndertohej nje pyetje hipotetike per preferencen ndertim tuneli apo pastrim plehrash per turistet e huaj qe kane vizituar e kane jetuar ne Shqiperi qofte dhe per disa dite por kane kontribuar me miliarda euro ne keto vite tranzicioni ne ekonomine shqiptare shumekush do te imagjinonte pergjigjen pro pastrimit te plehrave si prioritet ne masen 99 qe do te thote se nese konsiderohet pro e turisteve do te thote miliarda me shume te ardhura per ekonomine shqiptare. Ky test ne nje fare menyre eshte i bere me te huajt prej te gjithe shqiptareve qe kane pasur rastin te shoqerohen me te huaj neper Shqiperi qofte dhe per nje dite te vetme.

Duket qe qeveria nuk shkon kaq larg me perpunim idesh. Ajo i bie shkurt si gjithnje. Ajo mendon se rruga e tuneli mund te konvertohet me me shume vota ne Juglindje te vendit dhe se edhe mes plehrash shqiptaret kane votuar e do votojne. Kjo mund te ndodhe por edhe politikisht goditja mund te merret ne nje drejtim tjeter te paparashikuar edhe pse jo njeheresh me suksesin politik.

Vec preferences qeveritare nuk mund te anashkalohet nje detyrim ligjor i saj. Rruga e re Tirane-Elbasan kerkon nje vleresim strategjik mjedisor VSM. Ne kete VSM eshte perseri detyrim ligjor pjesemarrja e publikut ne vendimmarrje. Dhe kjo pjesemarrje jo vetem nuk duhet bere kur vendimi per ndertimin te jete marre por qe ne fazen e hershme te konceptimit te tij normalisht para se Kryeministri ta shpallte prioritet. Dhe po ne kete VSM gjithashtu eshte i detyrueshem analizimi i opsionit investimi nuk kryhet dhe ne vend te tij kryhet nje investim tjeter per shembull pastrimi i Shqiperise. Mund edhe ky proces ligjor qe eshte edhe pjese e Konventes se Aarhusit te injorohet sic eshte injoruar dhe ne shume raste te tjera por dhe ky dhunim i ligjit nuk kalon pa ndeshkim edhe pse jo me vendim gjykate. Tash gjithnje e me teper vendimmarrja shqiptare monitorohet nga Bashkimi Europian por dhe qytetari shqiptar ka me shume sensor monitorimi se vite me pare dhe sensoret per mjedisin jane bere me te ndjeshem.

Kush e ka radhen i pari tuneli i Elbasanit apo pastrimi vendit Kjo duhet diskutuar ne publik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›