E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria në hije e diplomatëve, presidenti Topi dhe kryesocialisti Rama, luftë ligjit të dosjeve

Ashpërsohet lufta e grupeve që preken nga ligji i spiunëve
Ligji i spiunëve duket se është kthyer në një nga pikat ku pazari midis Ramës dhe Berishës ka hyrë në ngërç. Partia Socialiste po vazhdon prej ditësh luftën e saj kundër ligjit që penalizon një pjesë të mirë të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, sipas këtij ligji në parlamentin e ri nuk do të ketë një pjesë të mirë të deputetëve aktualë, të cilët duket se nga komisioni i pastrimit të figurave që do të ngrihet nga dita e nesërme nga parlamenti shqiptar, do të kenë probleme me rikandidimet e tyre.
Ligji i dosjeve të spiunëve i miratuar nga mazhoranca shqiptare ka ngjallur reagime kundër nga ana e opozitës dhe nga vetë gjiri i mazhorancës. Presidenti Topi duket se po vepron në sintoni të plotë me opozitën kundër ligjit që penalizon spiunët apo dhe njerëzit që kanë qenë persekutorë të regjimit. Nëse vëmë re me vëmendje opozita shqiptare ka disa kohë që po lufton agresivisht kundër ligjit të dosjeve duke kontestuar nga dita në ditë hyrjen në veprim të këtij ligji. Nëse vëmë re me vëmendje grupi i ambasadorëve që kanë krijuar në Shqipëri qeverinë në hije kanë ditë që ushtrojnë trysin mbi mazhorancën për bllokimin e këtij ligji. Opozita shqiptare në bashkëpunim me presidentin Topi dhe me qeverinë hije të ambasadorëve, ku bëjnë pjesë ambasadori amerikan Uithers, ambasadori anglez Uillson, ambasadori gjerman Bernd Borchardt, ambasadori OSBE Bosch si dhe ambasadorët Holandez dhe suedez, duket se janë kthyer në kontestatorët më të mëdhenj të këtij ligji. Çudia më e madhe e kontestimit të këtij ligji nga këta ambasadorë qëndron në faktin se qëndrimi i tyre është shndërruar tashmë në një opinion fiks të njehsuar me atë të opozitës shqiptare. I gjithë ky grup diplomatik funksionon si një grupim i vetëm në mbështetje të opozitës shqiptare duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Tashmë aktiviteti i disa diplomatëve në Shqipëri kalon kompetencat që përmban funksioni i një diplomati të huaj. Duke qenë se ligji i dosjeve është kthyer në qendër të debatit politik dhe po instrumentalizohet nga qeveria hije e diplomatëve në bashkëpunim me opozitën dhe presidentin Topi i cili po operon unerground kundër këtij ligji, presioni ndaj mazhorancës për bllokimin e këtij ligji është rritur. Qëndrimet e diplomatëve të huaj sidomos i ambasadorit amerikan ka rënë ndesh me deklaratat e Departamentit amerikan të shtetit. Deklarata e ambasadorit Uidhers dhënë për VOA, konfirmonte qëndrimin kundër dosjeve duke e paraqitur si qëndrim të Uashingtonit, sipas të cilit, Pozicioni i qeverisë së SHBA është shumë i njohur. Pozicioni është paraqitur edhe këtu edhe në Uashington. Kemi ngritur problem në kushtetutshmërinë e ligjit si dhe mbi zbatimin e mundshëm të ligjit. Këto janë çështje, që janë ngritur edhe nga një numër institucionesh dhe organesh anembanë Evropës dhe mendoj që të gjithë ne shpresojmë që qeveria e Shqipërisë do qaset ndaj këtij ligji, do bëjë një qasje të re ndaj këtij ligji, dhe do të shfrytëzojë mundësinë e ndihmës që të gjithë ne, që jemi miq të Shqipërisë, kemi ofruar. Ndërkohë që i kundërt vjen qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nëpërmjet zv/ndihmës Sekretari Xhons i cili në një deklaratë të dhënë për VOA me rastin e vizitës së kryeministrit Berisha deklaronte, Ne nuk i bëmë ndonjë sugjerim kryeministrit në lidhje me këtë ligj, por ai vetë na dha sugjerimet, të cilat ne i mirëpresim.  Në deklaratën e tij Xhons, tha se, Kryeministri Berisha e siguroi Sekretaren e Shtetit se në lidhje me ligjin e dosjeve, nuk do të ketë gjueti shtrigash, por do të ndiqen të gjitha proceset kushtetuese, e se qeveria nuk do të ndërhyjë në këtë proces.  Pra siç edhe e thamë më sipër, ky grupim ambasadorësh është shndërruar në një qeveri hije që vepron sipas simpative personale duke dërguar raportet respektive në qeveritë e tyre të përpunuara sipas preferencave personale të krijuara nga parajsa ekonomike sentimentale të krijuara nga politikanët e rinj pazarxhinj të politikës shqiptare. Siç rezulton nga konflikti i deklaratave të ambasadorit Uidhers me Uashingtonin, kuptohet qartë që në Shqipëri këta njerëz veprojnë jashtë orientimeve  të dhëna nga qeveritë e tyre, por sipas pazareve apo preferencave që kanë krijuar me politikanët shqiptarë. Për më shumë që kontestimi i ligjit të dosjeve është kthyer në një luftë tej mase personale nga kryetari i opozitës Edi Rama të cilin mesa duket ky ligj e persekuton për shkak të së kaluarës së tij të errët. Networku diplomatik me pesë apo gjashtë diplomatët e përmendur më sipër në bashkëpunim  me kryetarin e bashkisë së Tiranë dhe  të opozitës Edi Rama,  ka qenë funksional  në të gjitha ligjet e fundit të miratuara nga parlamenti shqiptar, ashtu siç ka qenë kundër  në momentet që këto ligje preknin interesat ekonomike dhe politike të Edi Ramës. Një arsye tjetër e fortë që të bën të besosh pse ky network është kaq aktiv, është fakti që të gjitha këto ambasada janë të përziera me financime të dyshimta të dhëna në drejtim të lëvizjes Mjaft dhe G99. Janë mbi disa milionë euro që janë dhënë nga ambasada amerikane, angleze, gjermane dhe  OSBE për këtë lëvizje politike, e cila rezulton të jetë në aleancë të plotë  kryesocialistin Rama. Këto para dhe përkrahja e fortë që këta diplomatë ju kanë dhënë detashmenteve të konfirmuara të Partisë Socialiste vërtetojnë implikimin e qeverisë në hije të diplomatëve në financimin e forcave të caktuara politike. Ligji i spiunëve është një nga rastet flagrante të evidentimit të networkut të krijuar tashmë mes diplomatëve  të huaj dhe kryesocialistit Rama, fakt që vërteton se kemi të bëjmë me një rreth vicioz mafioz të përmasave ndërkombëtare. **************************************************
Të hënën nis spastrimi i politikës nga spiunët e sigurimit
Pavarësisht ndërhyrjeve të mësipërme nga sipas burimeve brenda mazhorancës, nga dita e hënë pritet që komisioni i pastrimit të figurave pritet të ngrihet dhe ditët në vazhdim të fillojë funksionimin. Me nisjen e këtij komisioni mësohet se një pjesë e mirë e politikanëve që kanë probleme me të kaluarën e tyre duket se do të japin dorëheqjen nga politika shqiptare pa kërkuar të lançohen si njerëz të lidhur me të kaluarën sigurime të sistemit monist. Ndërkohë që pritet që shumë figura gjyqtarësh apo dhe prokurorësh të kalojnë në sitën e këtij komisioni. Sipas burimeve, epidemia e dorëheqjeve mund të përfshijë edhe figura shumë të rëndësishme të politikës shqiptare të cilët kanë probleme me të kaluarën e tyre. Sipas kryetares së Parlamentit JozefinaTopalli,  Axhenda parlamentare nuk do të ndryshojë dhe të hënën sipas parashikimeve të bëra, do të votohet komisioni për verifikimin e figurave. Kryetarja e Kuvendit ka lënë të kuptohet se qeveria nuk ka ndërmend të ndalet në rrugën që ka nisur për zbatimin e këtij ligji. "Fakti që vëmendja është te ky ligj i veçantë që lidhet me një kufizim për një periudhe të shkurtër të së drejtës për punësim, për disa persona që kanë vrarë në kundërshtim me ligjet e të drejtave të njeriut, është një gjë që mua më bën të mendoj absolutisht anën pozitive të ecjes së Shqipërisë, u shpreh Topalli.  Sipas kryetares së kuvendit, Asambleja e KE do të sqarohet përmes një letre që Kuvendi shqiptar tashmë e ka bërë gati dhe procesi do të marrë rrugën e nisur pas miratimit të ligjit të dosjeve, pa kryer asnjë vonesë dhe pa pritur askënd. Në qendër të kësaj letre, qëndrojnë dy kërkesa nga Parlamenti, së pari Gjykata Kushtetuese të mos pezullojë ligjin, dhe së dyti, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që mund të jenë në konflikt interesi, pra kanë qenë prokurorë ose gjykatës në procese politike, të mos marrin pjesë në gjykim. Kryetarja e Parlamentit, e konfirmoi këtë letër ditën e djeshme. Me sa di unë nga parlamenti po përgatit edhe një letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një fakt shumë të rëndësishëm që ne të respektojmë një princip shumë të madh,  që e respektojnë të gjitha gjykatat e botës, principin për shmangien e konfliktit të interesit. Domethënë ai gjykatës që është në konflikt interesi nuk mund të marrë pjesë në gjykim. Ne jemi një  shtet ligjor, ne respektojmë parimet e 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›