E Diel, 1 Nëntor 2026

UNESCO vazhdon punimet për restaurimin e 7 objekteve muzeale në Gjirokastër

Megjithë kushtet atmosferike të rënduara të këtij dimri në qytetin e Gjirokastrës,  specialistët restauratorë shprehen se puna po ecën me ritme të shpejta për kthimin në identitet të banesave të gurta dhe komplekseve muzeale të përfshirë në masterplanin e UNESCO. Nëpërmjet fondit me vlerë 1.2 milion dollarë amerikanë akorduar nga qeveria shqiptare, UNESCO ka nisur zbatimin e 17 projekteve restaururese në banesat karakteristike në qytetin e gurtë. Gjatë fazës së parë, e cila kap një shifër investimi prej 600 mijë USD, do të restaurohen shtëpia e Angonatëve, Kabilatëve, Çene, Kikino, Babameto- Çabej, Gurgai si dhe 7 objekte në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës. "Punimet po realizohen nga firma fituese e tenderit ndërkombëtar, Gen Red. Në lidhje me ecurinë e punës jemi brenda afateve kohore të parashikuara në kontratë, megjithëse do të doja të thosha për komunitetin gjirokastrit se nuk jemi në rregull me ato angazhimet që kemi pasur për ti mbaruar punimet restauruese diçka më shpejt se përfundimi zyrtar i kontratës, duke i shërbyer kështu sa më shpejt qytetit dhe vlerave të Gjirokastrës, shprehen përfaqësuesit e firmës "Gen Red", duke shtuar se duke parë ecurinë aktuale të punës, punimet restauruese në këto objekte do të përfundojnë brenda afatit të parashikuar në kontratë. Ne kemi një ambicie, të paktën disa nga këto objekte, të cilat janë ikona për qytetin si Gurgaj, Angonatët, Çenet, zona qendrore e Pazarit ti mbyllim dy- tre muaj para afatit. Ne e kemi afatin në fund të gushtit, por nuk do të presim afatin e kontratës. Do të bëjmë përpjekje që ti realizojmë më përpara, thonë përfaqësuesit e firmës "Gen Red, në lidhje me ecurinë e punimeve restauruese të UNESCO në Gjirokastër.

Email This Klikime: 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›