Ministria e Brendshme thote se procesi i pajisjes me leternjoftime po ecen normalisht

Tiranë, 15 shkurt, 14:54 NOA - Ministria e Brendshme vlerësoi sot se procesi i paisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht sipas të gjithë planifikimeve të parashikuara.
Fatmir Konja, drejtor i shtypit në këtë dikaster, doli para disa minutash në një qëndrim zyrtar dhe tha se procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz dhe në Lushnje.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme lajmëron se në fillimin e javës procesi fillon në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, çka përbën mbulimin deri më tani të rreth 60% të popullsisë së vendit.
Vetëm në Tiranë kanë aplikuar deri më tani 100 mijë qytetarë.
Ministria e Brendshme ka nxjerrë dhe një njoftim të guximshëm, kur tha se në bashkëpunim me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore ka realizuar njoftimin individual të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportë, për të aplikuar të parët për letërnjoftime elektronike.
e.l/NOA