E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: LSI nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për buxhetin e bashkisë 2009

LSI lidhur me projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës ka bërë publik qëndrimin e saj, se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi për këtë projektbuxhet, i cili është kundërshtuar fuqishëm nga LSI, si një projektbuxhet spekulativ e korruptiv dhe i ndërtuar me qëllimin e vetëm për të vjedhur e shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës. Këtë deklaratë e bëri dje sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili pas një lajmi të publikuar dje se LSI është tërhequr nga qëndrimi bllokues ndaj buxhetit te Bashkisë se Tiranës për vitin 2009 dhe se ne heshtje zyrtare ka dhëne miratimin e këtij dokumenti te rëndësishëm ekonomik, kryetari i këshillit bashkiak, Sokol Dervishaj. Sipas Vasilit, Kryetari i Këshillit bashkiak ka refuzuar prerë të legjitimojë një afere të tillë të pistë të një votimi që do të mbahet mend gjatë si një nga ngjarjet më të rënda dhe turpi i bashkisë së Tiranës kur Kryetari i Bashkisë bleu votat e këshilltarëve të djathtë dhe më pas numëroi po vetë votat e vjedhura. Çfarëdo që të ndodhë me këtë projektbuxhet abuziv dhe korruptim, tha Vasili  deklaron qartë dhe prerë se LSI nuk do të lejojë të vidhet asnjë qindarkë nga mundi dhe djersa e taksave të qytetarëve të Tiranës. Askush të mos ketë asnjë iluzion se LSI do të lejojë që Ramat dhe Kokëdhimat  të grabisin buxhetin e qytetarëve siç kanë bërë për 11 vite me rradhë,- u shpreh Vasili. Ai vijoi se askush nuk duhet të ketë një iluzion se LSI do të lejojë që  paratë e qytetarëve të varrosen duke mbushur gropat e bulevardit me rërë e bitum nën shi e të vidhen me miliona publikisht. Sipas tij, asnjë aleancë PS dhe PD e hapur apo e fshehtë për të miratuar projektbuxhetin nuk do të ndalë LSI për të bërë transparencën e çdo paraje të buxhetit të bashkisë së Tiranës dhe këshilltarët e bashkisë së Tiranës së bashku me qytetarët do të jenë tribunët e antikorrupsionit. Vasili tha se LSI nuk do të lejojë më që një qytetar bashkie i paaftë, i cili edhe pse ka 11 vjet në pushtet nuk ndreq dot as pllakat e sheshit "Skënderbe" mu përpara zyrës së tij, të vazhdojë të vjedhë e shpërdorojë paratë e tiranasve për të paguare zëdhënësa të degraduar, OJQ, sondazhe e vullnetarë që gënjejnë e mashtrojnë 24 orë në ditë. Ne do të bëjmë deri në fund edhe transparencën e tyre si dhe do të bëjmë publike në ditët që do të vijojnë edhe dokumente që e provojnë këtë.Qytetarët e Tiranës do të kenë si zë të vetëm të tyre LSI-në për të mbrojtur veten, pronat, të drejtat dhe liritë e tyre nga vjedhja konsensuale PS-PD,- theksoi Vasili. Sipas lajmit të djeshëm, ka qene kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi, i cili ka udhëzuar me shkrim nënkryetarin e këshillit, Petraq Simo që të firmosë kalimin e buxhetit te bashkisë, i cili me pas i është dërguar për shqyrtim prefektit te Tiranës Rruzhdi Keci. Dje, siç bëhet e ditur pranë prefektit, qarku Tiranë, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit Bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Sipas prefektit të Tiranës, buxheti  ka ardhur dje me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën e kryetarit. Rrjedhimisht unë nënkuptoj firmën e kryetarit të Këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja proceduriale vendimi është pranuar në prefekturë,- është shprehur Keçi. Buxheti i vitit 2009 për bashkinë e Tiranës u votua 2 here javën e kaluar dhe në fund nuk u arriti të kaloi megjithëse ne votimin e pare kryebashkiaku Edi Rama numëroi 29 votat e nevojshme qe nevojiten për kalimin e buxhetit, votimi i cili u konsiderua si i pavlefshëm nga kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi.

Email This Klikime: 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›