“TEC-i i Porto Romanos, ndotje tej normave
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste kundërshton ndërtimin e TEC-it në Porto Romano, duke pohuar se ai do të ndotë ambientin tej normave të lejuara. “Në rajonin Tiranë-Durrës-Krujë, ku shumë shpejt do përqendrohet gjysma e popullsisë së vendit, do të ndërtohen kapacitetet më të mëdha ndotëse, si TEC-e gjigante me qymyr, fabrika çimentoje, rafineri nafte, etj. Kjo nuk është një politikë zhvillimi e qëndrueshme për rajonin e kryeqytetit, që në vijë ajrore distancat nga këto objekte ekstremisht ndotës, janë 15-25 kilometra”, - tha Besnik Baraj, sekretar për Çështjet e Mjedisit në Partinë Socialiste. Ai akuzoi Qeverinë për mungesë transparence, spontanitet dhe mosmarrje të mendimit të komunitetit në të gjitha iniciativat për ndërtimin e TEC-ve dhe fabrikave të çimentove. Sipas Bares, si pasojë e djegies së 11 mijë tonëve qymyr në ditë, prej oxhaqeve të TEC-it të Porto Romanos, do lirohen më shumë se 8 milionë tonë gaz karbonik në vit, aq sa prodhohet sot në total në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009