Qeveria optimiste per statusin dhe hapjen e negociatave per anetaresim

Kur puna për rishikimin e plan-veprimit për kriteret e BE për statusin e vendit kandidat është në proces, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se kalendari politik i vitit 2012, ku periudha më rëndësishme është zgjedhja e Presidentit, nuk duhet të përdoret si pretekst për të bllokuar zbatimin e marrveshjes parlamentare.
E rezervuar për të folur me data si palë e interesuar, por jo vendimmarrëse në proces, qeveria shqiptare, pret lajme pozitive, të mbajtura peng prej mëse dy vitesh nga opozita, nëse dialogu politik vijon dhe besimi mes palëve rritet. Bregu thotë se nuk ka asnjë arsye që dhënia e statusit të mos shoqërohet dhe me hapjen e negociatave për anëtarësim. Javën e tretë të janarit qeveria pritet të dorëzojë në parlament plan-veprimin e rishikuar, ku Komisioni Parlamentar i Integrimit, i kryesuar nga socialistët do të japë dhe kontributin e tij. Në këtë produkt, thekson zonja Bregu, nuk do të ketë vend për kontestime, pasi pjesë e grupit të punës do të jenë dhe shoqëria civile dhe ekspertët e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë.