E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria përcakton 576 vende të reja pune me kontratë të përkohshme

Ministritë që kanë numrin më të madh të këtyre vendeve bosh

Laureta Rryçi

Qeveria përcakton numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë qeverisjes vendore. Sipas këtij vendimi, ky numër, për vitin 2010 do të jetë 576 punonjës. Detajimi i kontratave është bërë në tabelën e mëposhtme, ku përcaktohet numri i punonjësve sipas sektorëve ku do të punësohen këta persona. Në tabelë janë përcaktuar edhe orët në javë ku do të jenë të angazhuar këta persona pranë administratës shtetërore. Për institucionet që janë përcaktuar në tabelë, shpenzimet për pagat e tyre do të mbulohen nga buxheti i shtetit për vitin 2010, ndërsa vetëm ALUIZNI do të mbulojë me fondet e tij këtë shtesë në organikë.
Vendimi
Ministritë që do të kenë shtesa në organikë falë këtij vendimi të qeverisë janë: Ministria e Transporteve, Ministra e Financave, kryesisht sektori i dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë dhe Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Vendimi i fundit i qeverisë ka përcaktuar plot 500 vende bosh që do të nisin shumë shpejt kandidimin të interesuarit për këtë lloj kontrate pune. Me anë të këtij vendimi është përcaktuar në mënyrë të detajuar se sa persona do të punojnë part time në institucionet shtetërore, sa orë do të punojnë dhe në cilat poste. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në administratën shtetërore do të punësohen me kohë të pjesshme 576 persona.
Pagat
Numrin më të madh të të punësuarve me kontratë të përkohshme do ta ketë ALUIZNI, institucioni që merret me legalizimin e ndërtimeve informale. "Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2010, për njësitë e qeverisjes qendrore, është 576 veta, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij", - thuhet në vendimin e qeverisë. Paratë për pagat e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore do të përballohen nga Ministria e Financave. Përjashtim do të bëjë vetëm ALUIZNI. "Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2010, për njësitë e qeverisjes qendrore, ndërsa për ALUIZNI-n të përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit",- thuhet në vendimin e qeverisë për këtë çështje.
s

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›