Qeveria përcakton çmimet për marrjen në pronësi të oborreve
Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për pronësinë mbi oborret. Paratë e tjetërsimit të pronësisë do të kalojnë në fondin e kompensimit
Eljona Ballhysa
Pak kohë më parë, qeveria miratoi një vendim që u jep të drejtë personave të bëjnë kalimin e pronësisë së oborrit në të cilin ndodhet një ndërtesë e ligjshme si dhe të oborreve që janë në pronësi të shtetit. Gjatë ditës së djeshme, ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare bashkë me tabelën e çmimeve që duhet të paguajnë individët që kërkojnë të marrin në pronësi oborrin para ndërtesës së tyre, në rast se ky oborr është në pronësi të shtetit. Tabela e çmimeve përcakton sipërfaqen e oborreve që varion nga 100 deri në 500 metra katrorë dhe çmimet në bazë të sipërfaqes duke filluar nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë të rinj.
Vendimi i qeverisë parashikon tjetërsimin e pronësisë pa paguar për oborret që janë në pronësi të pronarëve të ndërtesave të ligjshme dhe tjetërsimin e pronësisë së oborreve në pronësi të shtetit duke paguar në bazë të çmimit të tregut. Të ardhurat që do të mblidhen nga ky proces do të kalojnë në fondin e kompensimit financiar për ish-pronarët. Me këtë proces do të merret Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Kushtet për tjetërsim
Që një oborr të tjetërsojë pronësi, duhet që brenda tij të gjendet një ndërtim i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit, i ngritur para datës 10.8.1991 ose që janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore. “Oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi, pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës; me kundërshpërblim, në rastet e tjera”, - bëhet e qartë në vendimin e qeverisë. Oborret në përdorim, që do të tjetërsohen sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave. Nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja oborret në përdorim brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet një ndërtim informal.
Aplikimi
Të interesuarit për të bërë tjetërsimin e pronësisë së oborrit duhet të paraqesin kërkesën pranë zyrës rajonale të AKKP-së. Bashkë me kërkesën duhet të paraqiten në dosjen e aplikuesit: dokumenti për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja; genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar; dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP-ja. Me anë të këtij dokumenti provohet se oborri në përdorim është në pronësi të shtetit, ndonëse i paregjistruar, dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore. Dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.8.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, vendimi gjyqësor, për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatëse ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor; dokumenti që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim.
Shqyrtimi
Zyra Rajonale e AKKP-së shqyrton kërkesën e paraqitur brenda 30 ditëve nga data e regjistrimit të saj. Ajo verifikon dhe pohon nëse kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara si dhe saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet. Në përfundim të shqyrtimit dhe brenda afatit 30-ditor, zyra rajonale ia përcjell dosjen zyrës qendrore të AKKP-së. Zyra Qendrore e AKKP-së, në qendër, brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së dosjes, verifikon zbatimin e saktë të kërkesave të këtij vendimi, nga zyra e AKKP-së në qark, në bazë të akteve të mbledhura në dosje dhe pa kryer vetë veprime verifikuese. Në përfundim, zyra qendrore njofton kërkuesin, sipas rastit, për: të drejtën e tjerësimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të AKKP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. Ose të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim, ose mospranimin e kërkesës për tjetësim.
Çmimet e oborreve në përdorim
Për sipërfaqet deri 100 m2 200 mijë lekë
Për sipërfaqet nga 101 m2 deri në 200 m2 300 mijë lekë
Për sipërfaqet nga 201 m2 deri në 300 m2 400 mijë lekë
Për sipërfaqet nga 301 m2 deri në 400 m2 500 mijë lekë
Për sipërfaqet nga 401 m2 deri në 500 m2 600 mijë lekë
7 Mars 2009