E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria, përparësi nxitjes së investimeve”

Për të ruajtur stabilitetin makroekonomik

Qeveria do të ketë si përparësi kryesore në fushën ekonomike, nxitjen e investimeve publike dhe kuadrimin e një politike ekonomike rigoroze. Kështu u shpreh dje, kryeministri Sali Berisha para deputetëve demokratë. Duke informuar për takimin e zhvilluar pak ditë më parë me përfaqësuesin e FMN-së në vendin tonë, Gerëin Bell, Berisha deklaroi se ekzekutivit do tregohet i ashpër lidhur me shpenzimet publike, për t’i dhënë një përparësi më të madhe biznesit dhe mos prekjen e pagave dhe pensioneve, nën efektet e krizës ekonomike globale.
Berisha nënvizoi se dy reforma po ecin shumë mirë dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Sipas Kryeministrit, lidhur me reformën e inspektorateve, për këtë reformë qeveria ka punuar për më shumë se një vit e gjysme me ekspertët më të mirë të Evropës e të botës dhe tani po shkon drejt finalizimit të saj.
“Sistemi i inspektorateve të vendit do të jetë një sistem modern, transparent, on-line. Do të jetë një sistem tërësisht tjetër. Reformë e thellë dhe e gjithanshme po ecën në drejtim të investimeve private. Ai biznes pësoi një tjetër transformim shumë të madh. Në Shqipëri krijohet Agjencia Kombëtare e Investimeve Private me një bord vendimmarrësish më kryesore. është shqyrtuar legjislacioni i zonave, i cili na rezulton se është shumë i mirë, por në rast se do të ketë nevojë për përmirësime të mëtejshme ato do të bëhen”, tha më tej Berisha.
Kreu i ekzekutivit u ndal edhe njëherë tek rritja e eksporteve në vend, duke u ndalur parimisht te eksportimi i energjisë elektrike.
Për sa i takon infrastrukturës rrugore, kryeministri theksoi se edhe në këtë fushë projektet janë madhore. Berisha tha se shumë shpejt përfundon projekti i rrugës së Arbrit, përveç tunelit, ndërsa për autostradën Tiranë – Elbasan, kryeministri deklaroi se projekti ka përfunduar plotësisht.
Ndërkohë, FMN ka rekomanduar ndjekjen e një politike ekonomike më efikase nëpërmjet uljes së borxhit publik dhe rritjes së normës së atij të jashtëm. Përfaqësuesit e FMN-së me në krye Gerwin Bell, zhvilluan dje një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, ku kanë qenë prezent deputeti i PS-së, përfaqësuesi i LMN-së, ish-ministri i Financave Arben Malaj.
FMN ka kërkuar që bankat shqiptare të vazhdojnë të financojnë biznesin.
Qeveria shqiptare dhe FMN janë shprehur për vijimin e bashkëpunimit dy palësh edhe për sfidat e ardhshme ekonomike, duke shënuar kështu një erë të re marrëdhëniesh me institucionin më të fuqishëm financiar në botë.
FMN vlerëson njëherazi edhe progresin e reformave ekonomike të qeverisë “Berisha” dhe inkurajon vijimin e tyre, për t’ju shmangur krizës financiare botërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›