E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria përshëndet marrëdhëniet diplomatike

Marrëveshja mes Kosovës dhe Maqedonisë merr vlerësime nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Qeveria shqiptare përshëndeti dje vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, në një deklaratë të posaçme për shtyp nga selia e Kryeministrisë, përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Bregu e cilësoi këtë një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal e procesin e integrimit euroatlantik. Dy ditë më parë, qeveria shqiptare e konsideroi marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si një akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›