E Diel, 1 Nëntor 2026

Skupi i radhës, tjetër video që zbardh të vërtetat e protestave dhe grevës së urisë- kapen mat thasë me ushqime që futen brenda grevistëve (Video)


Një video e regjistruar nga një kamera amatore është bërë publike nga faqja online e gazetës “55”-ë. Sipas pamjeve filmike tregohen qartë trastat e ushqimeve që futen brenda çadrave ku zhvillohet greva e urisë


Linku për të parë videon


http://www.youtube.com/watch?v=pX61OQvt1pc


Vetëm pak ditë pasi u publikuan në media fakte të forta dhe të pamohueshme, të cilat zbulojnë prapaskenat e vërteta të politikës së re të ylberistit Edvin Kristaq Ramës, një tjetër kamera amatore ka hedhur dritë mbi skenarët politik të kryesocialistit. Pas pagesave të shpërndara nëpër shkurret pranë kampit të çadrave, protestuesve të mbledhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë të cilët vijnë të Tiranë nën maskën e të pakënaqurve për kauzën e zgjedhjeve, për besnikërinë e treguar ndaj kryetarit dhe partisë, Edvini përballet tashmë me një tjetër akuzë, ajo e mashtrimit të opinionit publik se poshtë çadrave po vuajnë njerëz për të ngrënë, ndërkohë që realiteti i filmuar përmes një kamera amatore flet krejt të kundërtën. Karikatura politike këtë radhë nuk ka menduar për shlyerje në vlerë monetare, por thasë me ushqime që futen brenda ambientit ku po zhvillohet greva e pretenduar e urisë. Gjithçka tashmë ka marrë verdiktin e faktit dhe vërtetësisë. Videoja është transmetuar edhe nga një pjesë e mirë e mediave në vend. Në të shihen qartë trastat e ushqimeve që futen brenda çadrave të grevës, duke hedhur poshtë kështu në mënyrë kategorike “grevën e urisë”. Damkosja e lëvizjeve të opozitës, ka arritur tashmë pikën kulmore dhe është e pakuptimtë dhe njëherazi injorancë e tepërt zgjatja e kësaj thagme, në një kohë kur nuk i ka mbetuar asgjë e vërtetë, pasi të gjithë shqiptarëve më në fund iu është servirur gjithçka për të reflektuar mbi veprimet e ndjekura prej 10 muajsh nga lakuriqi i socialistëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›