E Hënë, 2 Nëntor 2026

Joshka Fisher ka një plan

07/06/2005  Cila do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian?

A është Evropa në krizë? Jo, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, Bashkimi Evropian nuk është duke u shembur. Ai thotë se është koha që elektorati të votojë për kandidatë të rangut evropian, që kandidojnë për çështje të rangut evropian. Por nuk do të jetë e lehtë. “Përballë është rezistenca e shekujve të tërë”

Ekziston një hendek i madh ndërmjet shteteve kombe tradicionalë dhe projektit për zhvillimin evropian. Evropa nuk u themelua nëpërmjet një revolucioni demokratik. Evropa është e bazuar në fakt mbi përvojën e luftërave të tmerrshme dhe mbi shembjen e sistemit të vjetër evropian. Dhe ajo është bazuar mbi idetë dhe politikat e elitave politike

Në vijim të dështimit të referendumeve për kushtetutën e Bashkimit Evropian si në Francë, ashtu edhe në Holandë, javën që kaloi, njerëzit në të gjithë kontinentin vazhdojnë të pyesin veten: “Po tani, çfarë do të bëhet me Bashkimin Evropian”. Për momentin, propozimet konkrete duken shumë të largët. Por të enjten në mbrëmje, javën e kaluar, në Akademinë Amerikane, e ngritur në brigjet shumë të bukura të Liqenit Vanse, në Berlin, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, si dhe tifozi numër një i Bashkimit Evropian, Joshka Fisher, ofroi mendimet e tij lidhur me kuptimin që kanë votat kundërshtuese të kushtetutës, si dhe idetë e tij për rrugën e mundshme që është përpara. Biznesi, si zakonisht, thotë ai, nuk është aspak një zgjedhje. Ja disa prej komenteve që ka bërë Fisher lidhur me këto probleme në Akademinë Amerikane.

Mbi dështimin e referendumit në Francë

“Eshtë definitivisht një hap i madh prapa... Nëse sheh arsyet që e kanë shkaktuar këtë hap të madh prapa, është mëse e qartë se ekziston një hendek i madh ndërmjet shteteve kombe tradicionalë dhe projektit për zhvillimin evropian. Evropa nuk u themelua nëpërmjet një revolucioni demokratik. Evropa, është e bazuar në fakt mbi përvojën e luftërave të tmerrshme dhe mbi shembjen e sistemit të vjetër evropian. Dhe ajo është bazuar mbi idetë dhe politikat e elitave politike.

Po të shihni vendimin lidhur me kushtetutën në Francë, kjo mendoj se ka ardhur mbi të gjitha për shkak të politikave të brendshme në këtë vend. Dhe nëse shihni axhendën e votës kundërshtuese, atë mund ta kapësh menjëherë në një kontradiktë të drejtpërdrejtë, pasi vota kundër mbrojti në thelb Traktatin e Nicës... Por, ajo ishte bazuar më së tepërmi në faktorë emocionalë – dhe nuk dua të them faktorë joracionalë; një pjesë e madhe e këtyre emocioneve janë në fakt shumë racionale. Por, kjo frikë është një kombinim i problemeve socialë – frika nga humbjet personale, frika e humbjes së vendit të punës që mund të shkaktohej nga kërcënimi, që i vjen nga jashtë tregut të punës – dhe ajo nuk udhëhiqet nga politika e zgjerimit. Në vend të kësaj, ky është një rezultat i shembjes të komunizmit në vitin 1989 dhe rrëmujës ekonomike që e pasoi atë.

Mbi rrugën që duhet ndjekur

Në një të ardhme afatshkurtër, unë vetë jam goxha optimist. Pyetja e madhe është se si do të mund të plotësojmë hendekun. Ai duhet të mbushet patjetër përmes strukturave politike. Përvoja e vërtetë dhe shumë pozitive në fushatën franceze ishte se ajo ishte me të vërtetë një fushatë evropiane. Fushata e referendumit në Francë shënoi herën e parë kur unë kam parë vetveten të bëj fushatë për Evropën, në kuptimin e plotë të fjalës.

Dhe një model i tillë, i të bërit fushatë për Evropën, mund të funksionojë me të vërtetë. Kjo do të thotë që, herën e ardhshme që Parlamenti Evropian do të ketë kohën për të hedhur diçka në votë, ne duhet që patjetër të ngrejmë çështje mbi një nivel kombëtar, por duhet të krijojmë platforma mbarevropiane të krijuara nga parti mbarevropiane.

Dhe ne na duhet të kandidojmë me njerëz që nuk përfaqësojnë thjesht programe kombëtare, por programe evropiane. Nuk e kam fjalën për priogram evropian fantastiko-shkencor, nga ata me ide shumë të bukura, në të cilat askush nuk është me të vërtetë i interesuar. Por ato duhet që patjetër të kenë një thelb në vetvete. Çfarë mund të themi për drejtësinë sociale në Bashkimin Evropian? Çfarë mund të themi për tregun e lirë? Çfarë kuptimi kanë këto nocione në Gjermani, Poloni, Lituani, Slloveni dhe në Portugali? E pastaj, duhet që patjetër të paraqesim kandidatë për detyrën e presidentit të Komisionit dhe ata duhet të kandidojnë për atë pozitë. Pa gjithë këto, unë nuk besoj se ne do të jemi në gjendje për të ndërtuar një urë mes projektit të elitave dhe realitetit të popujve.

Mbi vështirësitë e projektit evropian

Kur u rrëzua Muri i Berlinit, ai krijoi një panoramë të re sociale dhe ekonomike në kontinentin e Evropës. Ne gjendemi përballë kontradiktës që, shoqëri shumë të pasra dhe konservatore, të ndërtuara në dekada të tëra, kanë krijuar një shtëpi të bukur, të cilën e kanë quajtur Bashkimi Evropian. Por, pjesa e pasme e kësaj shtëpie ka qenë Muri i Berlinit. Kur mesdhetarët trokitën në portën e kësaj shtëpie, ne ndërtuam disa shtesa shumë të bukura në këtë shtëpinë e kësaj familjes sonë të bukur.

Dhe krejt papritur, Muri u rrëzua dhe kjo Evropë shumë konservatore – dhe me këtë nuk dua të them politikisht konservatore – pa pjesën më të varfër të familjes, duke pritur në krahun tjetër të shtëpisë së bukur. Ne u bëmë dëshmitarë të një revolucioni shumë të heshtur, i cili duhej të integrohej në strukturat dhe realitetet shumë konservatore të Evropës Perëndimore.

Bëhet fjalë për mbi njëmijë vjet histori evropiane. Bëhet fjalë për ndryshim ndërmjet gjuhëve, bëhet fjalë për kultura të ndryshme. Bëhet fjalë për më shumë se pesëqindmilionë njerëz, për shtete kombe shumë të suksesshëm dhe shtete kombe me histori të tmerrshme, si ajo e vendit tim. Bëhet fjalë për sistemin e vjetër evropian të ndërtimit të shtetit me paragjykimet e tij, me frikërat, shqetësimet dhe traditat shumë të ndryshme që ai ka. Për të bërë bashkë të gjithë këto, duhet të përballesh me rezistencën e shekujve të tërë.

Kjo është hera e parë në historinë e Gjermanisë që ne jemi të përfshirë në një Evropë paqësore, pa asnjë kërcënim nga jashtë dhe me ne që nuk kërcënojmë aspak fqinjët tanë. Eshtë hera e parë që ne jemi në një situatë të qëndrueshme dhe paqësore nga ana strukturore, dhe kjo patjetër që ofron shanse të tjera. Gjashtëdhjetë vjet paqe do të thotë gjashtëdhjetë vjet grumbullim pasurie dhe ne ndodhemi në një situatë kur ne mundemi, dhe duhet të reduktojmë rolin e shtetit. Por nga ana tjetër, ne kemi një traditë ku shteti garanton shumë më tepër sesa në traditën anglo-saksone. Ka të bëjë me tradita që i kanë rrënjët shumë të thella. Dhe për të thyer këto tradita në një mënyrë paqësore, kjo është sfida e re me të cilën përballemi.

Përballë shekujve

Ne u bëmë dëshmitarë të një revolucioni shumë të heshtur, i cili duhej të integrohej në strukturat dhe realitetet shumë konservatore të Evropës Perëndimore.

Bëhet fjalë për mbi një mijë vjet histori evropiane. Bëhet fjalë për ndryshim ndërmjet gjuhëve, bëhet fjalë për kultura të ndryshme. Bëhet fjalë për më shumë se pesëqindmilionë njerëz, për shtete kombe shumë të suksesshëm dhe shtete kombe me histori të tmerrshme, si ajo e vendit tim. Bëhet fjalë për sistemin e vjetër evropian të ndërtimit të shtetit me paragjykimet e tij, me frikërat, shqetësimet dhe traditat shumë të ndryshme që ai ka. Për të bërë bashkë të gjithë këto, duhet të përballesh me rezistencën e shekujve të tërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›