E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush ka Dushk me pre…!

06/06/2005  

ǒKA NUK SHPREH LIGJI LEJOHET..NJË NGA SHPREHJET MË PARADOKSALE QË ASNJËHERË NUK MË KA PËLQYER, PASI TË OFRON NJË TOLERANCË TË PAANË PËR TË PALIGJSHMEN. PIKËRISHT, PREJ TOLERANCËS QË JEP, SHFRYTËZOHET TEJET NGA SUBJEKTE DHE INDIVIDË QË ASHTU SI ÇAKALLI, KËRKOJNË TË MARRIN ǒKA NUK JU TAKON. KY FENOMEN, AKTUALISHT ËSHTË SHPALOSUR NË MËNYRËN MË TË EGËR DHE TË PAPARË ANTILIGJORE, PASI LUFTA PËR PUSHTET TEK NE SHQIPTARËT KËSHTU SHPALOSET. SHUMËKUSH E KUPTON QË PO FLAS PER DUSHKUN. ÇFARË ËSHTË DUSHKU, KUSH DHE PSE E SHPIKU..? DO TË DOJA QË ME GJUHËN SPORTIVE TË SHPREHJA SE, TULLË FARE, DUSHKU ËSHTË DHUNË PSIQIKE, VJEDHJE, PËRDHOSJE VLERASH, FYERJE DHE DEFORMIM TË THEMELEVE TË SHTETIT TË SË DREJTËS DHE RRJEDHIMISHT, RIKRIJIM E RIKRIJIM TË SHTETIT TË PA-SHTET. THJESHTËSISHT THËNË, NËSE UNË DO TË VOTOJ NË PROPORCIONAL PËR FILANIN QË I PËRKET PARTISË FILAN DHE NË MAZHORITAR, KAM DESHIRË T’JA JAP PO ASAJ PARTIE, LIDERI PUSHTETDASHËS I PARTISE FILAN, MË ULËRET NDËR SHESHE SE, VOTA IME MAXHORITARE, PO JU DHA PARTISE SË TIJ, NUK ËSHTË MË PLUMB, POR LULE PËR ARMIKUN, NDAJ DUHET TË VOTOJ PËR SHUSHUNJAT QË I RRINË RROTULL, PAÇKA SE UNË NUK I VLERESOJ… DHE RRJEDHIMISHT, DO BËHEN DEPUTET˅ DERRI, DOSA, E ǒKA VJEN, ËSHTË HANI DERRA, PINI DERRA.

Kodi Zgjedhor Shqiptar, është një kopje e klonuar keqas e atij Gjerman, por as në ëndërr, hartuesit gjermanë nuk do ti kish shkuar ndër mënd se, çka gjenerojnë shqiptarët nga Kode të standarteve të tilla… Kodi është Kod, ç’ka parashikon ai, zbatohet, asgjë më tepër, asgjë më shumë. Formula Dushku, askund në Kodin Zgjedhor nuk parashikohet, përkundrazi, çdo procedurë zgjedhore atje, thënë po në gjuhë sportive, është e kopsitur. Kushtetuta, qartas në nenin 64 të saj, shprehet se vota shkon tek i zoti, ndaj mua dhe bashkëkombësve të mi, nuk mund të na fyejë askush, duke më treguar se duhet të hedh votën 230 gradë, që të përfitoj 300 gradëshi. Berisha dhe Nano duhet të heshtin, është me tepri guximi i tyre antikushtetues, ç’ka bëjnë nën të është pjesë e fyerjes që ata i bëjnë vetvetes, por përsa i takon popullit, e kanë për detyrë të heshtin, ndërkohë OSBE-ODHIR jo, prononcimi i tyre për këtë kasaphanë që po i bëhet Institucionit të Votës, është i pashmangshëm por, ndoshta si jo rrallëherë do flasin mbas votimit… !! Shumëkush mund te pyesë… po KQZ-ja, si supervizore e zgjedhjeve, ç’bën…?! Unë dhe populli im nuk dimë gjë... Nano dhe Berisha sigurisht po….

Lexova një artikull të z.Harasani për çështjen në fjalë, e vlerësova, shpresoj që të paktën, guximin e tij civil ta ndjekin dhe të tjerë.

Të mirat e propocionalit dihen, skutat e maxhoritarit po ashtu. Vendet Skandinave, Austria, Maqedonia, Kosova, aplikojnë proporcionalin, rrjedhimisht çdo gjë është më e thjeshtë, më e ndershme, më e drejtpërdrejtë dhe më solide, duke krijuar kështu dhe Institucione po të tilla… po dihet, udhëheqësit tanë i tërheq përherë djalli prej brirësh dhe gjithmonë, duan

ç‘ka nuk ju takon nga populli i tyre.

Britmat e liderit të Opozitës se mos votoni për PD ne maxhoritar, dhe silurët plot helm të liderit rozë, të fyejnë intelektin dhe të ribindin se mbas zhurmës, për ta vazhdon nje prilli…

Po kështu, boja e padukshme e tenderuar që në fillim viti nga KQZ-ja, me anë të së cilës, do të na vulosin gishtat (e padukshme e theksoj), listat që të tilla nuk janë (unë nuk e kam emrin), ulërimat elektorale, Ledina e AMC-së, vapa, vetëvrasjet e shumë e shumë të tjera, të bëjnë që me cinizëm të thërrasësh kush ka dushk me pre..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›