E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sjellja e Rames, nje turp i madh

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, nuk mundi te mos e permende ne Kuvend, votimin e bere dy dite me pare, te buxhetit te bashkise se kryeqytetit. Topalli e quajti menyren e zgjedhur nga kryebashkiaku Edi Rama per votim, si metode staliniste, diktatoriale dhe te turpshme. "Ne 17 vite, nuk kam pare deri me sot qe nje kryetar bashkie te thote, votoj une dhe numeroj votat une. Kjo eshte e turpshme dhe qesharake", u shpreh Topalli. Ajo u sugjeroi deputeteve te opozites, qe ta keshillojne kryebashkiakun Rama se si duhet te realizoje nje proces votimi. "Sjellja e Rames ne diten e votimit ishte nje turp i madh. Nese do te kete mundesi te vije ne Parlament, do te shohe se si do te behet votimi i buxhetit te peste te Partise Demokratike, pa konceptet e tij diktatoriale", u shpreh Topalli, e sigurt per fitoren e se djathtes ne zgjedhjet elektorale te 28 qershorit. Kryetarja e Kuvendit, shprehu gjithashtu dhe besimin e plote se keto zgjedhje do te jene zgjedhjet me te lira dhe te ndershme, qe do te zhvilloje vendi. Kjo bazuar ne ndryshimet e rrenjesishme, qe sipas saj ka bere vendi. Topalli permendi ketu, jo vetem prodhimin e kartave te identitetit, pasaportave dixhitale, por dhe ligjit te ri te zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›