Ligji antiduhan, tani gjoba përdoruesve

Pirja e duhanit, foto arkiv
Ligji kundër duhanit në vendin tonë ka dështuar në zbatimin e tij.
Ndaj, autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se shumë shpejt do të ketë ndryshim të ligjit, ku sipas tyre nëse dikush pi duhan në ambientet publike nuk do të gjobitet vetëm pronari i biznesit, por dhe vetë duhanpirësi.
Ndryshimi i këtij ligji vjen pas kritikave që beri drejtoresha rajonale e OBSH-së, e cila gjatë një vizite në Tiranë e cilësoi Shqipërinë si vendin e parë në Europë për pirjen e duhanit.
Sipas statistikave nga ISHP-ja, 39 % e popullsisë është duhanpirës.
Por më shqetësuese janë shifrat tek fëmijët, të cilët përbëjnë 11% të totalit.
Gjithashtu, mjekët rekomandojë se pirja e duhanit sjell dëmtime të rënda në mushkëri, zemër si dhe është burimi i shumë sëmundjeve të tjera.
Bluzat e bardha kanë deklaruar se 18% e humbjeve te jetës se personave kanë si shkak parësor pirjen e vazhdueshme të duhanit. /E.L/