E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Presidentja nuk shkeli Kushtetutën

Këshilltari i presidentes Ramush Tahiri ka mbrojtur edhe një herë presidenten në lidhje me akuzat se ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Blerim Shalës në koordinator në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Kritikuesit i referohen nenit 7 të Kushtetutës që thotë se deputeti nuk mund të ushtrojë rol ekzekutiv por ja që ky rast nuk është rol ekzekutiv, Shala do të jetë vetëm në funksion ndihmës pasi bisedimet i bën kryeministri, pastaj është edhe Edita Tahiri negociatore teknike”, ka thënë Tahiri në rtk.

Sipas tij, posti nuk është as vend pune i hapur nga presidenca.

“Ai post nuk është funksion ekzekutiv sepse nuk është i paraparë me asnjë ligj. As nuk është vend i hapur i ri nga presidenca. Presidentja ka të drejtën e dekretit, si akt juridik me të cilin emëron këshillet e ndryshme ose postet. Në këtë rast ka emëruar Blerim Shalën”, ka shtuar ai.

Partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja, ende nuk kanë vendosur nëse këtë lëndë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ose jo./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›