E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua ti shtyp këta kërmij të kotësisë..!

Mjerë ne, të mjerët e pafat,

Lindëm dhe jetuam në kët’ shekull,

Për t’u ndjerë gjithë kohën si argatë,

E së fundmi hiçër për të vdekur..

S’ka elitë, ka kërmij të kotësisë

Ah, si s`kam një këmbë aq fort të madhe,

E t’i shtyp këta boshakë të kapardisë

Mes një populli zhytur rëndë në halle

Nëse je i ndershëm, mbetesh hiç,

Keq të shkelin e të quajnë të marrë

Zgjidhja? Për kërmijtë bëhu mastiç,

E të presësh kockën si zagar!

Të rrosh si njeri apo si qen?!

Një dilemë, një sfidë, që duhet ndarë

O njeri i ndershëm, o legen,

T’rrosh me dinjitet, a si zuzar ?

*Ia dedikoj të gjithë atyre që po përbaltin prej një dekade themelet e Arsimit të Lartë, duke shënjuar me turp kryelartësinë e një qyteti plot traditë si Shkodra, që rënkon përminutshëm fatin e zi të filizave arsimdashës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›