Filozofia mënjanë; si qytetare nuk dalloj diferencë
Unë jam thjesht një qytetare dhe jo një filozofe, por më duket se sot, diferenca midis “DIKATURËS” dhe “DEMOKRACISË”, është gati ZERO. Sot Shqipëria është në demokraci?
Arsimi në regres të tmerrshëm, shëndetësia është shndërruar në BIZNES MASAKRUES, është krijuar një disnivel social i tmerrshëm, një ndotje ambienti pa asnjë limit…
Liria e fjalës? Dakord, por fatkeqësia është që kemi shkuar nga ekstremi në ekstrem, nga një vend pa liri fjale kemi përfunduar në një vend ku, fjala është kaq e “lirë” (në kuptimin tjetër të fjalës), sa s’ka as peshë, as vlerë). E fundit: Në botë troket kriza financiare. Në Shqipëri?!