Qeveria shpërblen KESH, vendosni vetë për pagat
Paga e Drejtorit të Korporatës Elektroenergjitike dhe punonjësve do vendoset nga vetë kompania
KESH si Banka e Shqipërisë, paga e Drejtorit dhe punonjësve vendosen nga bordi drejtues
Qeveria shpërblen Korporatën Elektroenergjitke Shqiptare, duke i lënë dorë të lirë për të vendosur vetë për pagat. Një vendim i tillë i marrë nga ana e qeverisë, përkthehet me paga më të larta për të gjithë stafin e kësaj kompanie dhe veçanërisht për Drejtorin e saj. Sipas relacionit shoqërues për këtë vendim, një masë e tillë e marrë nga qeveria justifikohet me rëndësinë strategjike që ka ky sektor dhe me sfidat që e presin atë në të ardhmen.
Sipas qeverisëm duhet që me anë të këtij vendimi të synohet që KESH të ketë mundësi që të rekrutojë një staf më cilësor, që do të mund të kualifikohet në mënyrë sa më profesionale. Projektet e reja për prodhimin e energjisë, janë edhe sfidat më të mëdha që kërkojnë njerëz të kualifikuar për t'i realizuar.