E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare, 30 mijë euro ndihmë Indonezisë



Kryeministri Sali Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, pas tërmetit të rënë në ishullin e Sumatrës, ku në të njëjtën kohë e informoi atë për një ndihmë prej 30 mijë eurosh që qeveria shqiptare do i akordojë Indonezisë. “Më lejoni t’ju siguroj se në këto momente qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë qeverisë dhe popullit të Republikës së Indonezisë, duke ndarë dhimbjen e thellë që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t’ju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Dëshiroj, gjithashtu, t’ju informoj se, duke shpresuar që të lehtësojë sadopak dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore që preku vendin tuaj, qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të akorduar një fond simbolik asistence prej 30.000 eurosh, i cili do të vihet në dispozicion nëpërmjet kanaleve zyrtare”, - thuhet në mesazhin e Kryeministrit drejtuar Presidentit indonezian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›