E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Messina, Topi, mesazh ngushëllimi Napoletano-s



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano një mesazh solidariteti për tragjedinë natyrore që përfshiu rajonin e Messina-s. “Me shumë keqardhje mësova dhe po ndjek bilancin tragjik të fatkeqësisë natyrore që preku rajonin e Messina-s, duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Në emrin e popullit shqiptar ndaj me ju dhimbjen për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. Pranoni z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga shirat e përmbytjet në zonën e Messina-s”, - thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›