Qeveria shqiptare nënshkruan me qeverinë çeke marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik
Pas bisedimeve zyrtare mes delegacionit shqiptar dhe atij çek, të kryesuar nga Kryeministrat Berisha dhe Topolanek, u nënshkrua, në selinë e Këshillit të Ministrave, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çeke.
Marrëveshja u nënshkrua, në prani të dy kryeministrave, për palën shqiptare nga zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Eno Bozdo dhe për palën çeke nga zëvendësministri Industrisë dhe Tregtisë Tomash Hüner.
Kjo marrëveshje përbën një element më shumë në zgjerimin e bazës ligjore në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.