E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare rinovon kontratën me kompaninë “Microsoft”



Shqipëria synon të jetë një qendër rajonale për Teknologjinë e Informacionit dhe për këtë qeveria shqiptare po punon me universitetet dhe biznesin, për të hedhur hapat e para në këtë rrugë, si garancia më e mirë e zhvillimit të shpejtë të vendit. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, drejtori i Microsoft-it për Europën, Jan Muehlfeit dhe drejtori i Zyrës Shqiptare të Microsoft-it, Arsen Kurti, nënshkruan dje Marrëveshjen e re, e cila konsiston kryesisht në ndërtimin e një infrastrukture më bashkëkohore të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në vend, si dhe në trajnimin e mëtejshëm të stafit teknik. "Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit të 'Shqipërisë Dixhitale'",- tha ministri Pollo gjatë ceremonisë së zhvilluar në Tiranë. Ministri Pollo vuri në dukje se "qeveria ka synime ambicioze dhe disa prej tyre do t’i bëjë në partneritet me kompaninë më të madhe të software-ve në botë". Siguria e fëmijëve në internet, sipas tij, "do të jetë një tjetër projekt që do të zhvillohet nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve për sigurinë e navigimit në internet".

“Eagle Mobile” prezanton ofertën më të re “Vallëzo me verën”

Abonentët Eagle do të shijojnë më shumë stinën e nxehtë me ofertën më të fundit “Vallëzo me verën”. Kjo ofertë vijon pas ofertës shumë të suksesshme “Vallëzo me kohën tënde” dhe ofron edhe më shumë mundësi komunikimi për të gjithë abonentët individualë me parapagesë. Ata do të kenë mundësi që vetëm me një pagesë regjistrimi prej 500 lekë (me TVSH) të përfitojnë për 7 ditë 7500 minuta drejt të gjithë numrave Eagle dhe 25 minuta me operatorët e tjerë kombëtarë. Për të përfituar nga kjo paketë abonentët me parapagesë mjafton të bëjnë regjistrimin duke dërguar një mesazh në 55200 me përmbajtjen “500”, ose të përdorin menynë “Eagle Star *100#” dhe të zgjedhin emrin e ofertës “Vallëzo me Verën”, ose të regjistrohen direkt nëpërmjet kodit “*500#”. Abonentët me parapagesë të tarifave “Super Riniring” 1000 dhe 800, ata të programit standard tarifor dhe Fiks cel do të informohen me anë të mesazheve për vlefshmërinë e ofertës, balancën e kreditit dhe minutat e mbetura të ofertës. Duke dërguar mesazh në 55200 me përmbajtje “Balance” ose nëpërmjet “Eagle Star menu *100#”, secili nga përfituesit e ofertës mund të informohet për afatin e përfundimit te paketës, si dhe sasinë e mbetur të minutave. Në rastin kur plani tarifor i një abonenti nuk do të jetë i vlefshëm për këtë ofertë, ose në rastet kur abonenti është regjistruar një herë në ofertë, ai do të njoftohet me një SMS, pa u tarifuar për mesazhin e regjistrimit. Është e rëndësishme të përmendim se abonentët mund të vazhdojnë të përfitojnë nga paketa “Vallëzo me Kohën Tënde”, me çmim 2000 lekë (me TVSH), duke dërguar 2000 drejt 55200, apo nga paketa me çmim 5000 lekë (me TVSH), duke dërguar 5000 drejt 55200. Të dyja këto paketa kanë vlefshmëri 30 ditore. “Vallëzo me Verën” do të jetë një mundësi më shumë për të kaluar një verë dhe pushime sa më të këndshme, ku komunikimi nuk do të njohë kufi, kjo pasi vera tashmë ka mbërritur.

16 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›