Ndoka: “Do të votojmë kundër diversioneve”
Fill pas deklaratës së kryeministrit Berisha ka reaguar dje kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ai është shprehur se PDK-ja do të votojë kundër diversioneve që thur kryetari i PD-së. “Nuk janë deklarata të kryeministrit, por janë thjesht diversione. Berisha nuk duhet të harrojë që PDK-ja është parti e kampit të djathtë dhe përpara se t’i bëjë thirrje PS-së për dialog me LSI-në, fillimisht duhet të dialogojë me PDK-në”, - është shprehur Ndoka, pas thirrjes që Berisha i bëri dje kreut të PS-së që të pranojë kërkesën e LSI-së për komisioner në komisionet e numërimit të votave. “Ne kemi luftuar bashkë me LSI-në për standarde dhe jo për qëllime personale”,- u shpreh Ndoka.
18 Dhjetor 2008