E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shtyn me tre muaj amnistinë fiskale për të gjitha kategoritë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.

Miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.

Nevoja për të ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor.


28/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›