E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi kundër Moratit: Mos trego përralla

Luçiano Moxhi i kundërpërgjigjet presidentit të Interit, Masimo Moratit, rreth gabimeve të gjyqtarëve. "Dje fliste për ‘mashtrim‘, ndërsa sot ‘për gabime të paqëllimshme‘. Më thoni, a ka njeri që i beson kësaj përralle?", deklaroi ai. "Arbitrat që gabuan në favor të Interit (Griseli e Kalkanjo) ishin të njëjtët që gabonin në të kaluarën. Por kur gabonin në favor të Juves, e bënin në mënyrë të qëllimshme. Mos harroni, vitin e kaluar Interi e fitoi garën me Romën në kampionat falë gabimeve të arbitrave".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›