Qeveria vendos: Bileta e urbanëve bëhet 30 lekë
Rriten çmimet e biletave dhe aboneve për transportin qytetas. Qeveria kaloi dje vendimin ku përcaktohen tarifat e reja.
zirina llambro
Këto ndryshime vijnë pas kërkesave disamujore të shoqatës së transportit e cila ka kërcënuar disa herë me grevë. Kështu sipas vendimit të djeshëm, për një udhëtim vajtje ose kthim qytetarët do të paguajnë 30 lekë. Abonetë e përgjithshme nga 800 lekë bëhen 1200 lekë. "Për një biletë pajtimi mujor vetëm për një linjë tarifa e re do të jetë 900 lekë", thuhet në vendimin e djeshëm. I pandryshueshëm ka mbetur vetëm çmimi i aboneve të studentëve dhe nxënësve. Për të gjitha linjat brenda qytetit tarifa e transportit me autobus për këto kategori do të jetë 600 lekë si më parë. "Tarifat e fundit për transportin qytetas janë miratuar në vitin 2004. Gjatë kësaj periudhe ky shërbim ka pësuar një ulje të nivelit të standardeve si pasoje e rritjes së çmimit të naftës, por edhe abuzimi që bëhet nga disa persona, anëtarë të shoqatave", ka argumentuar Ministria e Transportit e cila ka propozuar ndryshimet. Ky dikaster bën me dije se, shqetësimet për nivelin e ulët të tarifës së biletës dhe aboneve janë bërë prezente nga Bashkia e Tiranës dhe shoqata kombëtare e transportit qytetas. Ministria e Transportit nënvizon gjithashtu se, me licencimin e operatorëve privatë është lehtësuar shumë qarkullimi i udhëtarëve. Kjo nëpërmjet vendosjes së standardeve dhe parametrave të kryerjes së shërbimit dhe largimit të mjeteve informale. E përpos kësaj, sipas ministrisë, ka pasur shumë abuzime nga ana e udhëtarëve në përdorimin e aboneve. "Sidomos kjo është spikatur nga persona që bëjnë pjesë në disa kategori të caktuara që i mbron ligji", sqarohet në relacion. Ndërkaq nga një studim i kryer prej Institutit të Studimeve të Transportit në Tiranë rezultoi se, 10% e qytetarëve janë pajisur me karta anëtarësie të shoqatave që përfitojnë udhëtimin falas. Këtu bëjnë pjesë invalidët e punës dhe veteranët, por edhe kategori të tjera. Në asnjë fjali të vendimit apo relacionit bashkangjitur me të nuk është përmendur se çfarë masash do të merren nga shoqata për të përmirësuar transportin publik, i cili me plot gojën mund të thuhet se është përtokë. Ndërkohë që drejtuesit e kësaj shoqate në një prononcim për gazetën disa javë më parë theksuan se, nëse kjo do t'u kërkohej në takimet me palët (Ministria e Transportit e bashkia), do të merrnin masa për të ndryshuar situatën. Nuk dihet se cilat do të jenë masat për të përmirësuar infrastrukturën e linjave urbane, të cilat krahasuar me vendet e tjera nuk përafrohen kurrkund.
Çmimet e reja
Bileta Ishte 20 lekë
Bëhet 30 lekë
Abonetë e përgjithshme Ishin 800 lekë
Bëhen 12 00 lekë
Abonetë e një linje Ishin 600 lekë
Bëhen 900 lekë
Abone studenti Mbetet 600 lekë